Posts

Showing posts from February 15, 2012

Një paraqitje e Nazizmit në Filozofi

Image
  “Nëse shprehja e tij është më pak e ashpër, ekstremizmi i synimit të tij rivalizon vetë tezat e Mein Kampf" , shprehet Faye. Por le të lemë vetë Heidegger të flasë për veten, politikën dhe vetë filozofinë e tij: ”Vetëm atje ku lideri dhe drejtimi lidhen bashkë me njëri-tjetrin në një destin dhe luftojnë për të realizua një ide, vetëm atëherë do të ngrihet qëllimi i të vërtetës. Atëherë superioriteti shpirtëror dhe liria i përgjigjen në formën e një dedikimi të thellë të gjithë fuqive të njerëzve, të shtetit në formën e përgatitjes më të ashpër, si një angazhim i rrallë: Rezistencë, vetmi dhe dashuri. Ekzistenca dhe superioriteti i Fyhrerit zhytet poshtë në qenie, drejt shpirtit të popullit dhe kështu plekset me atë që në mënyrë autentike dhe në mënyrë pasiononte të dërgon drejt detyrës ”. Duke nënvizuar lidhjet në mes të politikave, të përshkruara këndshëm nga Heidegger, filozofisë së tij dhe duke shpjeguar edhe sesi ka arritur të shkojë atje ku ekspertët e t

Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare

Image
Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme. Aso kohe, prandaj vepra e tij kishte shumë pak lexues dhe shumë mohues. Megjithatë shëmbëllyeshëm me krijuesit e mëdhenj, ai do të vazhdojë deri në fund rrugën e vet, i bindur dhe i vetëdijshëm për mundsitë e tij krijuese.    Anton Pashku lindi në Has të Thatë të Prizrenit. U shkollua në Prizren dhe në Prishtinë. Deri në vdekje punoi redaktor në gazetën "Rilindja". Është autor i disa vëllimeve me tregime: Tregime (1961), Një pjesë e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrëmjes (1978).Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971)

Shtjefën Gjeçovi, gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi

Image
Shtjefën Gjeçovi (1874-1929)* Shkrimtar, etnolog e arkeolog, që u dallua sidomos në lëmin e zbulimit dhe të afirmimit të traditave etnokulturore të shqiptarëve. Përgatiti veprën madhore “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, pjesë të së cilës u botuan me gjallje të tij në revistën “Hylli i Dritës”; si libër më vete doli në vitin 1933 me një parathënie të Gjergj Fishtës. Kjo vepër është një monument i së drejtës zakonore të shqiptarëve dhe e bëri të njohur autorin në rrethet shkencore. Shtjefën Gjeçovi lindi në Janievë (Kosovë) më korrik 1874 ku mori mësimet e para, kurse të mesmet i kreu në Kolegjin Françeskan të Troshanit, për të vijuar më pas studimet teologjike në Bosnjë. Shërbeu si famulltar në vise të ndryshme, si në Pejë, në Kurbin, në Gomsiqe etj. Në Arbënesh të Zarës punoi për një kohë si mësues i shqipes. Mori pjesë në kryengritjet kundër-osmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. Duke jetuar mes njerëzve mblodhi traditat gojore, etnografike, të drejtën za

EZRA Pound: Teknika e poezisë është test për sinqeritetin

Image
Kjo intervistë e Ezra Pound, e realizuar në fillim të viteve ’60, është bërë nga një prej redaktorëve më të njohur letrarë të kohës, Donald Hall. Përmes saj shfaqet poeti i njohur amerikan, një nga ikonat e historisë së poezisë. Në pjesën e parë, rrëfehet teknika e autorit; përpjekja për muzikalitetin dhe mundësitë e anglishtes në shprehjen e letrare; teknikat bashkëkohore; dhe pse i ndihmonte aq shumë të rinjtë Pound; si edhe shumë e shumë elementë të tjerë... Nga Donald Hall* Që kur ka ardhur për herë të fundit në Itali, Ezra Pound e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës së tij në Tirol, duke e kaluar atë- vetëm në mjediset e Kështjellës në Brunnenburg. Si gjithmonë, i shoqëruar me gruan, vajzën Mary- dhëndrin e tij Princin Boris de Rachewiltz dhe nipin. Për fat të keq, malet në këtë vend, që është një vend pushimi afër Meranos- janë krejt të ftohta në dimër, kurse Z. Pound e do shumë diellin. Intervistuesi ishte bërë gati për t’u nisur nga Anglia drejt Meranos që në