Posts

Showing posts from March 1, 2012

Mëdyshja, kundërshtia dhe retorikat e pakohë

Image
Nga Albert Vataj A është Gjergj Kastrioti hero i të gjithë shqiptarëve? Dilema dhe mëdyshje, qasje të ngutta dhe pasione ngrehaluce, të përzishme dhe ndjellakeqe, munen me kenë gjithseçka që ngucat kjo pyetje e pakohë dhe pavend. Gjithëpoaq ma do një ngasje shqipfolëse, për me e vendos vedin në skalionin e debatit, vijë fronti që kenka hap, ndoshta jo dhe aq në kuadrin e një vullnese të mirë për me rishkru Historinë e Shqipërisë, për me dlirë atë nga demagogjia dhe grotesku i kuq,   se sa me ndërsy shqiptarët kundër shoqishoq dhe tevona, kundër kreshtave të patëdyta të nji të shkume historike. Duke u nis kësaj rruge të thpisun, më duhet me ba me dije mbi arsyet e epërme dhe shestimi shqiptar. Në këtë mëtim t’qytetnuem, më duhet në kryeherë me nxjerr një përfundim, që gatitet ma s’shumë si pararëndje. Pyetjes se:   “A është Gjergj Kastrioti, Hero i të gjithë Shqiptarëve? “ ngutem t’i përgjigjem, se kush nuk e njeh dhe se pranon Gjergj Kastrioti (Skënderbeun) si Hero Kombë