Posts

Showing posts from March 15, 2012

Edith Durhamin Mbretëresha e Malësorëve

Image
Miss Edith Durham lindi në Hanover Square të Londrës (Angli) më 15 nëntor të vitit 1863. Ishte vajza më e madhe ndër tetë fëmijët. Bijë e kirurgut të mirënjohur Arthur Edward Durham dhe mbesa e pedagogut të shquar William Ellis. Kështuqë, Edithi lind në një familje intelektualësh në zë. Ajo shkruante në kujtimet e saj si dhe pse e kishin quajtur Edith, emër që kishte marr nga heroina e një romani romantik, mjaft të suksesshëm në ato vite. I ati, Arthur Durham, kishte paguar për edukimin mjekësor të vetin dhe njëkohësisht edhe për të vëllanë, duke shkruar natën artikujt për revistën e përjavshme të Charls Diskenit. Edith Durham shkruante gjithashtu në ditarin e saj "ndërsa ai rridhte nga një familje tepër konservatore, kurse në familjen e nënës sime ishin reformatorë dhe rebelë". Gjyshi i Edithit, ishte pedagog përparimtar dhe mësues i fëmijëve "Viktoria". Ndikoi fuqimisht në intelektin dhe aspiratat e mbesës së tij. Ai ishte reformator social i vendosur. Kur E

BORIS Pastërnak dhe arti i rrëfimit

Image
Si jetonte ‘ babai’ i Doktor Zhivagos, Pastërnaku Intervistuesja e shkrimtarit të njohur është një publiciste e njohur me origjinë ruse, e cila ka jetuar jashtë vendit të saj të origjinës. Në pjesën e parë të takimit të Carlisle me Pastërnakun, autorin e njohur të Doktor Zhivagos , po japim përshkrimin e saj që i bën takimit shumë mbresëlënës me Nobelistin e njohur rus për Paris Revieë Unë vendosa ta vizitoja Boris Pastërnakun, dhjetë ditë pasi kisha mbërritur në Moskë më një janar. Kisha dëgjuar shumë për të nga prindërit e mi, që e kishin njohur para shumë vjetësh dhe kisha dëgjuar po aq sa edhe i doja poemat e tij, që i njihja që nga vitet e mia të hershme. Kisha edhe disa porosi dhe dhurata të vogla me vete për t’ia çuar nga prindërit e mi dhe nga disa admirues të tjerë. Por Pastërnaku s’kishte telefon dhe unë këtë e zbulova vetëm në Moskë. I përzura mendimet e mia për të bërë një shkrim, ku do të kishte dhe një shënim që të ishte jo aq personal për shkrimtarin. Frikës

Xhevahir Spahiu, liriku i jetës shqiptare...

Image
Poeti Xhevahir Spahiu ka bërë këto ditë 65 vjeç. Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri me sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist. I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet ‘70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe zemra te hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohe e krisur (1991)"etj. Se fundi, është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2000. Janë dy vëllime me të njëjtin titull, "Udha". Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, struktura bazë e organizimit dhe orientimit të artisteve në 45 vite të regjimit. Shumë shpejt ai emërohet kreu i kësaj strukture, funksion të cilin e kryen deri në vitin 1998.