XHON LOKU: Njeriu mundet, si qenie morale, të imponojë të drejtën e tij përmes forcës
Xhon Loku (John Locke) u lind më 29 gusht 1632 në Vrington, në rrethinat e Bristolit. Pasi ndoqi një formim klasik dhe filologjik në Westerminster School të Londrës, studioi mes të tjerash filozofinë dhe shkencat e natyrës në Oksford, pastaj mjekësinë, dhe fitoi më 1658 diplomën e Bachelor of Arts. Duke filluar nga viti 1662, dha mësim filozofinë, retorikën dhe greqishten. I nxitur shumë nga filozofia moderne e Dekartit, Loku u dha me pasion gjithashtu ndaj shkencave të reja të natyrës, me nxitjen e kimistit Robert Bojl dhe të mjekut Tomas Sidenham. Më 1667, u vendos në Londër, në Exeter House, si mjek dhe sekretar i Entoni Eshli Kuperit, konti i ardhshëm i Shaftsbërit, familja e të cilit ishte shumë e lidhur me të. Nën ndikimin e Kuperit dhe të vetë përvojave të tij në jetën politike, Loku braktisi pozicionet e tij roajaliste dhe konservatore, për t'u bërë ithtar i një shteti kushtetues. Ai jetoi në Francë nga viti 1675 deri më 1679, pastaj u kthye në Londër, ku qëndroi