Marin Barleti, një vështrim i gjatë etimologjik
Një vështrim i gjatë etimologjik për një ndër vendet më interesante të Ultësirës Perëndimore shqiptare. Histori, kulturë, traditë.... Në" Historia e jetës dhe bëmat e Gj. K. Skënderbeut" , nga humanisti shkodran i Rilindjes evropiane Marin Barleti 1450-1512 do të mësojmë, se në vitin 1451 Skënderbeu ndodhet në Fushkuqe, duke inspektuar sufadedet ,vendrojet bregdetare, njëkohësisht dhe duke zhvilluar takime e për të siguruar ndihma, për rastin kur Kruja, kryeqyteti mesjetar i Arbërisë vuante brenda mureve të kalasë dhe ishte në panik nga rrethimi prej një ushtrie nga më të mëdhatë e kohës,siç qe ajo e Turqisë Otomane. Barleti e quan këtë vend Pianities Rubra dhe shton se kështu e thirnin dhe më parë, ç’ka hedh drite se ky vend egzistonte shumë kohë më parë si pjesë e Collematia-s( dokument i v.1402,Bregmati v.1374,Zali de Matcho 1397,nga ku eksportohej lëndë drusore dhe drithra).G.Cautelli, nëse nuk ka gabuar më 1689, vendos diku poshtë një Torre di Scanderbeg,edhe