Posts

Showing posts from May 8, 2012

Shkurte Fejza, rrëfimi i ikonës shqiptare të 40 viteve të fundit

Image
Si e ndien veten Shkurta, pas një karriere të gjatë në muzikën tonë të pastër dhe të bukur? Si dikush që pas një rruge të gjatë e të vështirë arrin në një kodër, pastaj ndalesh dhe klith: Ia arrita. I rikujton sfidat dhe dukesh e lodhur, por kur të shohësh se e ke arritur cakun, atëherë të shtohet fuqia dhe sikur i thua vetes: vazhdo për të pushtuar edhe majat më të larta të artit. E kam ditur se do të jetë rrugë e gjatë, por kur e di çka do nga jeta, mos u frikëso kurrë nga dështimi. Unë, që ta flak për pak modestinë, nuk e njoh dhe nuk e pranoj dështimin, mu sikur vargu i Din Mehmetit: “Fatin, në këtë rast të kundërtën e tij, nuk e nënshkruaj kurrë”. Shkurte, viti 1978 ishte vit që bëri kthesë në jetën tonë muzikore. Madje, për këtë ju keni meritë të madhe. Keni përcjellë Festivalin e Gjirokastrës, i keni kënduar Mic Sokolit, “Erdha nga Qyteti”, “Moj Syzeza”, etj. Ishin këngë të rënda për kohën, por ju kishit kurajë t’i këndonit? Vetëm ata që e kanë jetuar atë kohë e