Posts

Showing posts from May 23, 2012

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve

Image
Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve. Përderisa funksioni i mendjes tani do të jetë të pasqyrojë të saktë gjëndjen reale të sendeve, përmbajtja e besimit të ri, duhet të shkojë drejt burimeve të tilla objektive dhe ky, është vetë humanizmi. Se, në fund të fundit, është humanizmi që na bën ne të gjithë të fitojmë burimet tona materiale, intelektuale, shpirtërore dhe morale. Por, megjithatë, ai nuk donte që të ruante dogmat e së kaluarës; ai megjithatë ndërtoi besimin e ri njerëzor, sikur ai të ishte një version laik i katolicizmit. Ogyst Kont (Auguste CONTE), filozof, sociolog dhe matematikan franc. (1798-1857). Ligjëroi mekanikën dhe matematikën në Shkollën Politeknike të Parisit, mirëpo për shkak të sulmit kundër akademikëve, të cilët, sipas tij bënin «një politikë shkencore të turpshme» dhe botimit të Kursit të filozofisë pozitive humbi vendin e punës.

senakerbi