Posts

Showing posts from May 28, 2012

Postmodernizmi dhe kriza globale

Image
Postmodernizmi është një etapë veprimtarie estetiko-artistike, një fushë globale intelektuale e kulturore, që tërheq në vakumin e idealit estetik nostalgjinë lodërtare, ironike për gjithë qytetërimin modern dhe për avangardizmin e modernizmin, madje edhe më gjerë. Ai është një lloj rindërtimi e revizionimi jo vetëm i modernizmit, por edhe i gjithë historisë së kulturës artistike. Nga këndvështrimi botëkuptimor i postmodernizmit bashkëkohësia dhe historia e kulturës i nënshtrohen një vlerësimi ironik dhe një loje të përkorë absolute të fillesës estetike, që tërheq jo vetëm kategoritë tradicionale të klasikës, por edhe të modernizmit. Por, ndërsa këndvështrimi modernist i kthente kurrizin së kaluarës, duke iu përmbajtur të vetmit kah drejt së ardhmes, postmodernizmi është i hapur për gjithë dimensionet e kohës, me pikësynimin për të rindërtuar një formacion të qëndrueshëm e të plotfuqishëm, që s‘mundi t‘i realizojë asnjë drejtim i njëanshëm i jetës dhe i kulturës artistike. Post

Salvador Dali, gjeniu ekscentrik

Image
Edhe pse dikur njihej si i ‘çuditshmi’ dhe ekscentriku i paparë, Salvador Dali sot konsiderohet si udhërrëfyesi dhe ‘babai i surealizmit, jo vetëm në Spanjë, por në gjithë dimesionin e qasjeve ne art. Salvador Dali la pas vetës një galeri prej afro 1500 pikturash që nxisin debate sot e kësaj dite për nga tematika, stili dhe mesazhi që ata përcjellin, kumtesa që Dali la në këtë tablo, të cilat janë jo vetëm vepra e tij, por dhe zanafilla e një prej penelatave më të pazakonta. Salvador Dali, piktori spanjoll,   i cili i përkiste artistëve që përqafuan surrealizmin, me dhuntinë e tij për vizatim, i pikturonte ëndrrat e tij dhe shpalonte në tërësi disponime   të ‘çuditshme’ në mënyrën më precize të mundshme. Salvador Dali u lind më 11 Maj të vitit 1904 në Barcelonë, Spanjë. Ai ishte i biri i Salvadore dhe Felipa Dome Dalit. Babai i tij ishte një avokat dhe noter, i cili nuk kishte asgjë të përbashkë me botën e arit. Mirëpo, e pasionuar pas artit ishte e ëma e Salvadorit, e cila

Charles Dickens, dhuratat e tij për botën moderne

Image
200-vjetori i lindjes së të madhit të letrave britanike dhe botërore, Charles Dickens, është duke u afruar dhe me këtë rast, jo vetëm në vendin e tij të origjinës, por dhe në vende të tjera priten festime nga më të ndryshmet.Charles Dickens është një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të 19, por ndikimi që ai pati i kalon kufijtë e letërsisë. Shumë nga frazat, personazhet dhe idetë e tij janë përfshirë dhe bërë pjesë edhe e kulturës moderne. Ja cilat janë disa nga trashëgimitë e këtij njeriu të madh, që vlerësohen dhe janë aktuale edhe në ditët e sotme... Krishtlindjet e bardha Kritikët modernë letrarë e kanë përshkruar shpesh Dickens si “njeriu që shpiku Krishtlindjet”. Sigurisht nuk është fjala për ritet fetare, por për kulturën e gjerë që ka marrë ky fenomen, për gjithë atë tërësi ndjesish dhe shpirt festiv që karakterizon këtë festë. Në fillim të shekullit të 19, Krishtlindjet ishin thjesht një ritual, që mezi përmendej dhe kujtohej nga disa pak njerëz në Britanin