Posts

Showing posts from June 22, 2012

Piktura “Peinture” e realizuar nga Joan Miro më vitin 1927, shitet 28 milionë euro

Image
Në një betejë të madhe që u bë gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby”, kryevepra moderne e Joan Miro “Peinture” (Etolie Bleue) është shitur për më shumë se 23 milionë funte (28 milionë euro). Kjo vlerë ka thyer rekordin e piktorit spanjoll. Çekiçi ka rënë pas një “lufte” që është zhvilluar midis katër blerësve. Shuma e paguar është më e madhja për një vepër arti që është arritur brenda këtij viti në Londër. Helena Newman, udhëheqëse e departamentit të “Sotheby” për Art Modern dhe Impresionist, përmes një letre elektronike ka konfirmuar lajmin. “Jemi të entuziazmuar që sonte kemi pasur mundësi të ofrojmë veprën ‘Peinture’ në ankand. Kryevepra e Miros jo vetëm se vuri rekord të ri për artistin, por po ashtu arriti vlerën trefish më të madhe sesa vlera që kishte arritur piktori pesë vjet më parë”, ka shkruar Newman. Vlera mesatare e veprave të shitura gjatë kësaj mbrëmjeje ishte mbi 2 miliardë funtesh (2,4 miliardë euro). Gjatë ankandit janë shitur 23