Ernest Heminguej, shkroi 47 herë fundin e romanit “Lamtumirë armë”
Ndoshta njerëzit nuk mund ta besojnë, por Ernest Heminguej ishte i mbushur me dyshime. Ndoshta nuk kishte dyshime mi gratë, mbi madhësinë e peshqve që peshkonte apo mbi kuptimin e heroizmit. Por ama ishte i mbushur plot dyshime sesi do ta mbyllte kryeveprën e tij “Lamtumirë armë”. Një roman i tërë kushtuar Luftës së Dytë Botërore, i njohur gjerësisht edhe nga lexuesit shqiptarë. E rishkroi 39 herë pa gjeti karar. E ka rrëfyer vetë këtë fakt në një intervistë të dhënë në vitin 1958. Por nuk e mbylli me kaq, sepse janë plot 47 variante që vetë Heminguej mendoi t’i jepte si finale këtij romani. Shumë e kanë cilësuar simbolikisht si “ofiçina” e “Lamtumirë armë”. Të gjitha variantet do të bëhen të njohura nga lexuesi përmes një botimi që është parashikuar për Amerikën nga shtëpia botuese e autorit “Simon & Schuster”, në një variant të ribotuar të romanit. Hap pas hapi ky variant i ri do t’u shkojë lexuesve në të gjithë botën. “Lamtumirë armë”, në variantin e tij të botuar në v