Posts

Showing posts from October 25, 2012

Nëntë vjet nga Lumnimi i shenjtores shqiptare, Nënë Terezës, ceremonia ne foto

Image
Me siluetën e saj të brishtë, të mbështjellë me një pelerinë prej pambuku të bardhë, me shirita ngjyrë blu, Nënë Tereza është bërë simboli i ndihmës për "më të varfërit e të varfërve", të cilëve ajo u kushtoi jetën e saj. Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, në vitin 2003, ajo u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj.      Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, u lind në Shkup më 1910, nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare "për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit". Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.      Nënë Tereza nuk mund të braktiste udhërin e saj pa pëlqimin e arkipeshkvit të Kalkutës, Ati Ferdinand Periers, i cili nuk e vlerësonte sa duhet. "Eshtë një fillestare që nuk do të ishte në gjendje të ndizte si duhet një qiri", mëso