Bekim Fehmiu:E gjeti udhën e kthimit në Itakë, por s'e gjeti dot rrugën e kthimit në Kosovë
Bekim Fehmiu, pa dyshim aktori deri më tash më i famshëm shqiptar, që në vitin 1968, në kohën kur luante rolin e Uliksit në filmin me po të njëjtin emër, mblidhte rreth ekraneve të RAI-s (Radiotelevizionit Italian) jo më pak se 16.6 milionë shikues (wikipedia gjermanisht, "Die Odyssee"), iu kthye Penelopës që e priste në Itakë, por s'iu kthye dot Kosovës që e donte, sikur s'dinte t’ia shprehte dashurinë. Edhe ai e donte shumë Kosovën sa Uliksi Penelopën, aq sa për dashurinë e tij të madhe sakrifikoi edhe dashurinë e tij profesionale të quajtur skenë, aktrim. Në vitin 1987, në vitet e furtunës millosheviqiane kundër Kosovës dhe shqiptarëve, aktori i famshëm i teatrit dhe i filmit, i pari aktor nga hapësirat e ish-Jugosllavisë që kishte depërtuar në Hollywud, Bekim Fehmiu, në shenjë proteste ndaj padrejtësive që i bëheshin popullit të tij la skenën e filmit e teatrit për t'u mbyllur në vete si i ngujuari në Kullën e Ngujimit, si i vetëdënuari që e kish