Remo Girone: Nëse më doni në Shqipëri më dërgoni një skenar
“Tano Karidi më ndjek edhe sot” Remo Girone, aktori i njohur italian që nga shqiptarët njihet si Tano Karidi, ka prekur tokën shqiptare për herë të parë dje, si i ftuar i Festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar. Aktori i njohur i serialit “Oktapodi” ka qenë mbrëmjen e djeshme në studiot e televizionit Klan. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Girone ka rrëfyer për jetën e tij dhe mënyrën sesi e ka njohur Shqipërinë. Aktori i njohur u shpreh se “di shumë pak për Shqipërinë, por ky vend më ngjan me jugun e Italisë”. Po dje, më herët, Girone foli për mediat mbi karrierën e tij artistike ndër vite, fama e “Oktapodit”, fillimet e tij në teatër si dhe triumfi i tij në kinemanë italiane. Edhe pse Girone ka patur shumë sukses për rolet e tij dramatike në kinema, fillimet e tij kanë qenë në teatër, ku është bërë i njohur si një aktor humori. Surpriza e kësaj konference ishte mundësia e Remo Girone-s për të interpretuar në një film shqiptar. “Nëse më doni në Shqipëri më dërgon