Një vepër arti në Shkodër që sinjifikon ndërtimin mbi shkatërrimin
Është ngritur në qytetin e Shkodrës një vepër e veçantë dhe shumë sinjifikative arti. Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të FA Shqiptare, paraditen e datës 24 nëntor, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Shkodrës zhvilluan aktivitetin për projektin “Në shërbim të hapësirave publike”. Ky projekt është mbështetur nga Pen State University, Neë York Academy of Arts, Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia Shkodër. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, kryetari i bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, prefektja e qarkut, znj. Voltana Ademi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, përfaqësues nga zyra e OSBE, deputetë, gjeneralë, si dhe shumë banorë të qytetit të Shkodrës. Aktiviteti ka nisur në sheshin para bashkisë së qytetit, ku pas ekzekutimit nga Orkestra Frymore e FA të Himnit Kombëtar të Shqipërisë, fjalën e hapjes e mbajti k