Zef Çoba dhe Alfred Çapaliku, autorët e këtij himni rrëfehen për këtë përvojë të pazakontë artistike





18 vjet më parë, brenda pak orëve, kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku krijuan këngën aq shumë të njohur “Xhamadani Vija Vija”

Tashmë kjo këngë që këndohet e dëgjohet gjithandej nga shqiptarët e të gjitha moshave është kthyer në një këngë mit, një këngë që frymëzon dhe lidh brezat. Për vetë motivin dhe frymëzimin që kjo këngë krijon, Top Channel e ka zgjedhur atë për të uruar të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe gjithë ata që zgjodhën të emigrojnë. Autorët e kësaj kënge tregojnë për historinë e lindjes së saj në vitin 1993 në qytetin e Shkodrës dhe që u këndua për herë të parë nga Shkurte Fejza. kompozitori Zef Coba Historia e një kënge Xhamadani Vija Vija Kompozitori Zef Coba kujton: “Unë ndërgjegjen time krijuese e kam shumë të lidhur me ndërgjegjen kombëtare. Kam studiuar shumë etnosin dhe folklorin tonë muzikor dhe kur krijova këtë këngë isha me një “ngarkesë” të tillë kombëtare. Kur isha në një koncert me një grup nga Shkodra pata fatin të bija në kontakt me shqiptarët e Kosovës. Emocionet dhe përshtypjet janë të jashtëzakonshme. Më pas, rashë dakord pë këngën me këngëtaren Shkurte Fejza dhe shkova menjëherë tek miku im poet Alfred Capaliku. Ishte ora 22.45 dhe i thashë të çohej nga shtrati dhe të fillonim menjëherë punën. Atë natë kemi punuar deri në orën 4 të mëngjesit dhe në orën 5 të mëngjesit gjithçka ishte e mbaruar.”
Alfred Capaliku Poet Historia e një kënge Xhamadani Vija Vija Poeti Alfred Capaliku, autori i tekstit të këngës “Xhamadani Vija Vija”, thekson: “Në darkë më erdhën në shtëpi Shkurte Fejza me bashkëshortin dhe miku im Zef Coba. I thashë gruas t’i shërbente mysafirëve dhe vetë u futa në dhomë për të shkruar i qetë tekstin e këngës. Mora frymëzim nga Shkurte Fejza dhe nisa tekstin si një udhëtim, udhëtimin që kishte bërë këngëtarja nga Kosova për të ardhur në Shqipëri.” “Më vjen mirë sepse kjo këngë po e humb autorësinë dhe po kalon në folk. Gjithashtu më ka rastisur ta dëgjoj këtë këngë në diskoteka dhe më vjen mirë që pëlqehet nga brezi i ri”, shton Capaliku. “Kam marrë shumë çmime, por ajo që më krenon më shumë është kur në 2 shtator të vitit 2002, në ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri i gjithë stadiumi buçiste duke kënduar refrenin e kësaj kënge”, nënvizon kompozitori Coba.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk