Posts

Showing posts from April, 2013

Si i mblodhi rreth vetes punëtorët regjimi nazist

Image
Sindikatat e lira kundërshtare të regjimit ishin të papërfytyrueshme për regjimin nazist. Me një përzierje të populizmit, propagandës dhe terrorit, nazistët futën punëtorët nën kontrollin e tyre. Në prill të vitit 1933, në mbarë Gjermaninë sundonte ngutja dhe nxitimi. Fëmijët dhe të rriturit mësonin këngë, shtëpitë dhe rrugët ishin të zbukuruar në mënyrë festive. 1 Maji i vitit 1933 u zgjodh nga ministri i propagandës Jospeh Goebbles si një "ngjarje masive unike". Dita tradicionale e punës duhet t'i shërbente qëllimit të nacionalsocialistëve që të bëjnë për vete klasën punëtore. Bërja për vete e klasës punëtore ishte një hap i rëndësishëm për kancelarin Adolf Hitler të pajisur ndërkohë me kompetenca diktatoriale. Deri më tani, një pjesë e madhe e klasës punëtore ishte përkrahëse e rivalëve social-demokratë apo komunistë. Një ditë feste me pagesë Që nga fundi i shekullit të XIX Lëvizja Internacionale e Punëtorëve festonte 1 Majin si "Ditën e Punës".

Fushëbeteja e buxhetit

Image
    Michael Spence Secili shtet ka versionin e vet të kontratës sociale që definon të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, rolin e shtetit, dhe idenë e gjithëpërfshirjes. Politikat më të suksesshme publike dhe zgjidhjet fiskale janë ato që prihen prej vlerave që mishërohen në kontratën sociale, por që gjithashtu përshtaten varësisht prej ndryshimeve demografike, teknologjike dhe rrethanave globale Milano - Ekonomitë e botës së zhvilluar, prej të cilave ajo e Shteteve të Bashkuara është më e gjera dhe sistematikisht më e rëndësishmja, përballen me një seri të zgjidhjeve të vështira politike dhe sociale. Propozimi i buxhetit i presidentit Barack Obama pranon dhe adreson këto zgjidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe plotësisht për herë të parë në kohën e paskrizës. Propozimi i Obamas është një dokument  i rëndësishëm, i ndershëm dhe politikisht inkurajues. Debati që do të pasojë me siguri se do ta përcaktojë nëse SHBA-ja do të devijojë drejt një kauze gjithëpërfshir

Evropa në depresion?

Image
Frederico Fubini Shtetet jugore, që ende ndodhen në periudhën e mohimit, duhet ta pranojnë domosdoshmërinë për reforma më të thella, të cilat do ta shtonin konkurrencën. Gjermania dhe aleatët e saj duhet ta pranojnë se suficitet e tyre të larta janë duke e dëmtuar eurozonën dhe vetë ato. Ato po ashtu duhet ta pranojnë se ka ardhur koha që një pjesë të kursimeve të tyre t’i vënë në funksion të stimulimit të rritjes Milano, 28 prill - Charles P. Kindleberger, historiani i njohur i çështjeve ekonomike, pati thënë dikur se Depresioni i Madh ishte aq i rëndë dhe aq afatgjatë për shkak të “paaftësisë britanike dhe mosgatishmërisë amerikane” për ta stabilizuar sistemin. Në mesin e hapave të cilët fuqitë e atëhershme nuk ishin të gatshme t’i ndërmerrnin, ka edhe të tillë që duhet të merren parasysh prej liderëve të sotëm evropianë.   Kindleberger e ka veçuar dështimin e tyre për “ruajtjen e tregut të mallrave për vendet me probleme” – pra, për të mbajtur tregjet e brendshme të ha

Si mund të rifitojë besimin Bashkimi Evropian?

Image
Evropa po humbet qytetarët e saj. Që prej shpërthimit të krizës së euros, besimi i njerëzve në BE ka rënë në mënyrë dramatike. Edhe në vende e tilla si Gjermania tradicionalisht të njohura si pro-evropiane. José Ignacio Torreblanca krahason euroskepticizmin me një virus. Një virus, nga i cili me sa duket vështirë se mund të shpëtojë dikush. Ndërkohë, sipas politologut spanjoll nga ai është infektuar tërë kontinenti. Besimi i qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian ka rënë ndjeshëm në mes të vitit 2009 dhe 2012: veçanërisht të prekura, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të BE-së, janë shtetet e Evropës Jugore të cilat po luftojnë me programet e ristrukturimit dhe një krizë masive ekonomike. Në Spanjë, vetëm një pakicë e njerëzve prej 20 përqind besojnë ende në BE, në vitin 2009 kanë qenë 56 për qind. Edhe italianët e kapluar nga kriza janë bërë po ashtu euroskeptikë. Besimi i tyre në BE në periudhën e njëjtë ka rënë nga 52 në 31 për qind. Edhe në vendet relativisht me ekonomi t

Diktatorë, monarkë, apo politikanë, të gjithë kanë dëshirë të nxirren në fotografi

Image
Diktatorë, monarkë, apo politikanë, të gjithë kanë dëshirë të nxirren në fotografi. Pas kësaj dëshire nuk fshihet jo aq vaniteti, sa mesazhet politike. Me shpjegimin e tyre merret një qendër studimore në Hamburg. Kancelari në mesin e një turme, duke qeshur, në qendër të fotografisë, i rrethuar nga qytetarë të panjohur. Asnjë bodigard nuk të zë syri, asnjë shenjë në lidhje me partinë, së cilës i përket, asnjë slogan. Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 1994 CDU u mbështet tërësisht në shkallën e njohjes dhe reputacionin e Helmut Kohlit. "Një poster zgjedhor i pazakontë", thotë Elisabeth von Hagenow. Historianja e artit punon në qendrën kërkimore të Hamburgut, Ikonografia Politike. Ajo është specialiste, për të studiuar inskenimet e ngjarjeve politike dhe protagonistët e saj. "Kohl shfaqet si sundimtar i zhveshur, që nuk e ka më të nevojshme të mbrohet me armatim apo me bodigardë. Ai hyn në mesin e popullit, është aq popullor, saqë nuk duhet të ket

Pirateria në arkitekturë - rrezik apo mit?

Image
Plagjiatura, pirateri dhe imitime ka në shumë sektorë krijues. Edhe arkitektura nuk bën përjashtim. Por kjo nuk i shqetëson shumë arkitektët ndërkombëtarë. Përkundrazi. Ata madje e përshëndesin këtë zhvillim. Pirateria ka dëmtuar tashmë industrinë e muzikës. Tani një rast në arkitekturë ka shkaktuar shqetësim. Zyra e arkitekturës me famë ndërkombëtare e arkitektes së famshme britaniko-irakiane Zaha Hadid, ngriti padi për një kopje të paligjshme të një ndërtese për zyra. Një kompleks zyrash mbresëlënës në Pekin po ndërtohet tani sipas të njëjtit model edhe në Chongqing në jugperëndim të Kinës, në mënyrë thuajse identike. Zyra e arkitekturës ngriti padi, procesi përtej kufijve të një vendi ishte i shtrenjtë dhe i komplikuar. Si e përcaktojnë vende të caktuara pasurinë intelektuale? A bëhet fjalë për një ndërtesë funksionale apo për vepër unike arti? Wangjing SOHO në Pekin nga arkitektja me famë Zaha Hadid Ndërkohë zyra e Zaha Hadid e ka tërhequr padinë me dëshirën e klientit.

Gjermanët të shokuar nga ekspozita në Francë

Image
Ekspozita "De l'Allemagne" në Paris duhet të ishte një simbol i miqësisë gjermano-franceze. Por tani gjermanët ndjehen të keqinterpretuar në art. Në hyrje të ekspozitës për Gjermaninë në muzeun e Luvrit në Paris lexon dy emra të gdhendura në dru: "Madame de Staël" dhe pak centimetra pranë "Heinrich Heine". Njëra është franceze: Madame de Staël shkoi në fillim të shekullit të 19-të në Gjermani dhe  shkroi atje librin "De l'Allemagne". Ajo rrëfente nga Gjermania për Gjermaninë dhe u jepte gjermanëve në të njëjtën kohë këshilla, se çfarë mund të mësonin nga Franca. Tjetri, Heinrich Heine, i përgjigjej asaj si poet gjerman nga mërgimi në Paris. Ata madje ziheshin, që atëherë.  Tani emrat e të dyve hijeshojnë një punim në dru të Anselm Kiefer. Artisti gjerman ka sjellë dhjetë punime me dru për sallën e hyrjes së ekspozitës. Mbi njerën gjen mbishkrimin "De l'Allemagne – nga Gjermania dhe mbi Gjermaninë". Kështu quhet e

Të jetosh në ishullin e pendimit

Image
Dëshira jonë për tu hedhur në zjarrin e pasioneve ka lindur shumë kohë përpara se frika të ndalte hovet tona dhe arsyeja t’a vinte në fre këtë “kafshë” të kyçur brenda nesh. E megjithatë pakgjë e ka ndalur njeriun të digjet vullnetlirë. Anipse pasoja nuk i ka shërbyer për asgjë, veçse ta dëbojë ndërgjegjen e tij përgjithmonë në ishullin ogurzi të pendimit.