Shëtitorja e plazhit të Shëngjinit pritet të përfundojë më 30 Maj



Në mëshirë të motit është një nga përpjekjet e Shëngjinit për t’u ofruar pushuesve këtë sezon një surprizë. Eshtë fjala për shëtitoren e shumëpërfolur, e cila këtë sezon pushimesh do të jetë për bujtësit në këtë copëz të bregdetit shqiptar.
 Në fund të majit pritet të përfundojë punimet shëtitorja e plazhit të Shëngjinit, e cila do të garantojë një standart të ri për pushuesit e këtij sezoni. Aktualisht punimet janë ende prapa për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferikë, të cilat sipas drejtuesve janë bërë shkak i zvarritjes së ecurisë së punimeve në këtë vepër. Shëtitorja parashikon të përshkojë të gjithë gjatësinë e plazhit, nga porti deri në Kune. Ende e pazgjidhur, teorikisht mbetet parkimi i automjeteve, të cilat kishin të dedikuar për parkim pikërisht atë që nesër do të jetë shëtitore. Mbetet për tu debatuar nëse kjo shëtitore nuk do të degradojë, duke u bërë rrugë në rastin më të keq, ose vendparkim automjetesh në segmente të sajë nga persona të “privilegjuar”.
Albert Vataj















Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk