Fehmi Agani në 14 vitet e ikjes së trishtë
Nga Albert Vataj
Mëngjesin e 6 majit të vitit 1999 do ta linte Prishtinën
bashkë me familjen për tu kthyer kufomë në morgun e qytetit, dy ditë më vonë. Ai
u vra dhe junta serbe ngulmoi që duke e faturuar këtë vrasje UÇK-së të “rivriste”
politikanin dhe akademikun, dhe njiherash të baltoste luftën për liri të këtij
formacioni të lindur nga vullnesa për liri e bijve të Kosovës. 14 vjet me pare,
është ndarë nga jeta dhe nga krejçka përbën ambicjen e tij prej akademiku,
filozofi, sociologu dhe politikani, Fehmi Agani. Nga tabloja e tmerrit që la
pas barbaria e paramilitarëve serbë, vrasja e mistershme e Fehmi Aganit, mbetet
kulmorja. Ai ishte i pari nga përsonalitetet e Kosovës që mbetet i vrarë. Rrethanat
dhe autorët e vrasjes së akademikut dhe politikanit, Fehmi Agani, asohere u mbështollën
prej një manteli të trashë misteri dhe keqinterpretimesh.
Tabloja e asaj dite ngjethëse vjen nëpërmjet një kronologjie
që vijon: Doktori i sociologjisë dhe njëri nga personalitetet kyqe që
përfaqësonte shqiptarët e Kosovës nën regjimin e Milosheviqit, së bashku me të
shoqen Sadijen dhe të birin Mentorin, ishin larguar nga Prishtina në mëngjesin
e 6 majit të vitit 1999 me një tren për në Maqedoni, në kohën që Serbia dhe
forcat e saj serbe në Kosovë tashëm ishin shënjestër e bombardimeve të NATO-s.
Diku rreth orës 9 të asaj dite, treni është kthyer prapa nga Bllaca, pasi
autoritetet maqedonase kishin mbyllur kufirin. Rreth orës 15, atë të enjte,
vetëm 4 kilometra jashtë Fushë- Kosovës, policia e ndaloi trenin dhe i urdhëroi
të dilnin jashtë rreth 500 persona që ishin brenda. Ishin rreth 50 policë që
rrethuan dhe bastisen këta njerëz, për të ndarë më pas 15 të rinjë prej tyre,
për t’i rrahur dhe kërcënuar me vrasje. Fehmi Agani, në përpjekje për t’i
shpëtuar këta të rinjë, ka hequr pallton dhe shallin me të cilin kishte mbuluar
kokën në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e policëve. Rreth 40 minuta më vonë,
tre autobusë arritën aty dhe policia urdhëroi shqiptarët që të futen brenda për
të shkuar në Prishtinë. Pasi familja Agani kishte hyrë në njërin prej
autobusëve, një policë ka kërkuar që Fehmiu të dilte jashtë, duke i thënë se
duhej të bisedonte me të. Policia e dërgoi Aganin në një automjet, ndërsa
autobusët u larguan. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë
baltë, pranë Lipjanit.
Gjithsesi, Kosova, shkenca, filozofia dhe politika humbën një
prej personaliteteve më të spikatur, një prej veprimtarëve më të devotshëm të mëvetësisë
së Kosovës.
Comments
Post a Comment