Austria ndihmon qytetin e Shkodrës dhe veriun e Shqipërisë

Austriakët do të vazhdojnë angazhimin e tyre me investime për zhvillimin e qytetit të Shkodrës dhe rajonit verior të Shqipërisë.

Pamje nga qyteti Shkodrës
Prej afro 20 vjetësh, shteti austriak ka investuar disa miliona euro për përmirësimin e imazhit dhe të ekonomisë së kësaj zone, si një nga më të prapambeturat në shkallë vendi. Ky investim vjen si rezultat i marëdhënieve bilaterale të Austrisë me Shqipërinë, shumëvjeçare, e cila po konkretizohet me një bashkëpunim afatgjatë në disa fusha të rëndësishme. Lista e projekteve të qeverisë austriake për të mbështetur financiarisht Shqipërinë gjatë këtyre viteve, konsiston dhe përbëhet nga shumë sektorë të domosdoshëm dhe jetikë për zonat veriore dhe banorët e tyre si energjitikë, infrastrukturë, miniera, ujësjellës-kanalizime etj.
Investime të vazhdueshme ka patur edhe nga mjaft agjensi me emër dhe donatorë të ndryshëm austriakë edhe në shëndetësi, turizëm, arsim-kulturë, bujqësi, etj., duke përfshirë këtu edhe zonat rurale kryesisht ato malore, të cilat përballen sot me mjaft vështirësi ekonomike e sociale.
Lidhjet me Austrinë
Gjergj Leqejza nearly 10 years of duty carriers the Honory Consult of 
Austria in Shkodra. Gjergj Leqejza has completed studies in
economics at the state University of Tirana. He begins work as
businessman in 1993 in his private company which was called
“ Shqipëria Trikot “. In 2000-2004 appointed Prefect of Shkodra and 
then Deputy Minister of Energy. Leqejza is derectors of the “ Kotonela
Company “ for Albania since 2005.Konsulli i nderit Gjergj Leqejza
Festa kombëtare e Austrisë këtë vit vjen pas 12 muajsh plot me aktivitete në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që u kremtua me shumë madhështi nga i gjithë kombi shqiptar. Aty u evidentua dhe u konfirmua edhe njëherë roli i pazëvëndësueshëm i Austro-Hungarisë së asaj kohe në proçesin historik të shpalljes së pavarur të Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912. Ky fakt është vetëm një pjesë e historisë së lidhjeve midis dy popujve e dy vendeve mike, që zë fill, vitet e para të shekullit 18-të me Kultprotektorat sipas traktatit të paqes së Karlovcit në vitin 1699. Ato vazhdojnë të jenë edhe sot, të shumta e të gjithanëshme, shpirtërore e kulturore, politike e shkencore, arsimore e ekonomike. Mjafton të përmëndim rolin e studiuesve të shumtë të albanologjisë, historisë, arsimit e shkencës së asaj kohe si Gustav Meyer, Norbet Jockli, Johann George Van Hann, Baron Fon Nopça, Maksimilian Lambertzetj. Madje Konsulli Austriak i asaj kohe në Shkodër Adolf Ritter Von Zambaur, në të gjitha udhëtimet e tij brenda dhe jashtë vendit, është shoqëruar nga fotografi shkodran me emër Pjetër Marubi.
Investimet në veri
Marëdhëniet dypalëshe ekonomike ndryshuan rrënjësisht me marrjen e bankës më të madhe shqiptare, Banka e Kursimeve, nga Raiffeisen International Holding SHPK në prill të vitit 2004. Në sektorin financiar, Raiffeisen Bank është një ndër më kryesoret në tregun bankar në Shqipëri.
Banka Raiffeisen në ShkodërBanka Raiffeisen në Shkodër
Investimi i dytë më i madh në Shqipëri, ishte ai për ndërtimin e Hidrocentralit të Ashtës, në zonën e Bushatit, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Financimi nga Shteti Austriak për këtë vepër në veri të Shqipërisë, llogaritet në shumën prej 218 milionë eurosh. Ndërtimi i kësaj vepre i është dhënë me konçension kompanisë austriake "Verbund" dhe po zbatohen me një teknologji moderne dhe bashkëkohore, nga homologia e saj, firma "Porr". Sipas Konsullit Austriak të Nderit në Shkodër, Gjergj Leqejza: "Kjo tregon se pjesëmarrja e qeverisë austriake, nëpërmjet organizatave të specializuara dhe donatorëve të ndryshëm, ka qënë tepër efikase, përsa i përket hartimit dhe financimit të shumë projekteve të rëndësishëm."
Financime të tjera
Projektet dhe investimet e palës austriake janë shpërndarë edhe në përmirësimin e infrastrukturës komunale, furnizimin me ujë të pijshëm, rrjetit të kanalizimeve, ujërave të zeza, etj. Nëpërmjet Agjensisë Austriake për Zhvillim ADA, tri prej zonave më të populluara dhe më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj në rajonin verior të Shqipërisë, kanë përfituar mbi 60 milionë euro, për rehabilitimin e plotë të këtij sistemi. Po kjo agjensi në formë granti ka investuar rreth 7 milion euro për ndërtimin e depozitës më të madhe të ujit të pijshëm në vënd, në afërsi të qytetit të Shkodrës, e para e këtij lloji në Shqipëri.
Grup punëtorësh në punimet për sistemin e kanalizimit në fshatin e ShirokësGrup punëtorësh në punimet për sistemin e kanalizimit në fshatin e Shirokës
Ndërkaq 40 milionë euro nga ky fond, janë dhënë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit në zonën turistike Shirokë-Zogaj. Gjatë kësaj periudhe është bërë edhe ndërtimi i katër ujësjellësave të rinj me fondin prej 1.2 milionë eurosh, enkas për rrethinat e Qarkut të Shkodrës. Investimet e qeverisë austriake që nga viti 1995, kanë bërë që qyteti verior i Shkodrës të jetë model dhe më i priviligjuari, përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, në shkallë republike. Eksportet austriake në Shqipëri, kryesisht ai i prodhimeve farmaceutike, makinerive elektrike, turbinave të ujit, pijeve alkolike, etj, këto vitet e fundit, nga një nivel i ulët, kanë arritur tek një ritëm i ngjitjes deri në 80%.
Projekte të përbashkëta
Nnë gusht 1992 humanisti austriak, famullitari Franz Winsauer, do të vinte në Shqipëri dhe posaçërisht në Mirditë, i ngarkuar për ndihmë nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar për të vazhduar me një sërë projektesh ndihme dhe zhvillimi. Ky organizëm humanitar me investimet e veta, shërbeu për shtresat në nevojë, dhe i dedikohej kryesisht grave dhe vajzave, të sëmurëve, personave me aftësi të kufizuar dhe përmirësimit e jetës sociale dhe shoqërore, arsimit e kulturës, pothuajse në të gjitha fshatrat e kësaj krahine.
Edhe sot marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen dita-ditës.Të tilla janë projektet e përbashkëta në fushën e arsimit ndërmjet universiteteve të Vienës, Gracit e Klagenfurtit, me Universitetin e Shkodrës, të themeluara nga Walter Hofleschner që së bashku me profesorët me tituj Konrad, Sixl, Mayerhofer, Irgolic, Schuster, Portmann, Steinbauer etj, kontribuan në drejtimin akademik, shkencor e atë financiar.
Një tjetër projekt tepër ambicioz ishte edhe hapja e shkollës "Peter Mahringher", ku këtë vit u diplomua matura e parë, dhe një pjesë e tyre fitoi të drejtën për të vazhduar studimet universtare në Austri. I suksesshëm ka qënë bashkëpunimi edhe në fushën e shëndetësisë, në drejtim të furnizimit me aparatura të vlefshme diagnostifikimi dhe impiante dialize. Proçes ky që u realizua mes Qendrës Spitalore Shkodër dhe Shoqatës “Shëndet më i Mirë”, me president Zotin Ervin Rebhandl dhe Mons. Ervin Gerst. Dhe së fundmi ndërtimi i qëndrës shëndetësore shumë moderne në komunën Fan të Mirditës, dhuratë kjo e familjes Hromberg, si dhe projekte të tjera të rëndësishme në ndihmë të popullësisë të këtij rrethi të realizuara nga Mariane Graf e Caritas- Austria.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk