Kartolinë tim biri për Krishtlinje!


“Edhe pse une tashmë jam rritur, besoj tek Babagjushi i Krishtlindjeve” kësisoj mu shpreh im bir këtë të diel, ndërsa shtërngonte fort në gji dhuratën që i kisha blerë, dhe me sytë që i shkëlqenin më mbërthente pajada si me një vezullim brerore.
Ishte një çast, sublimitetin e të cilit e shenjtëroi ligjërimi i tij i sinqertë dhe kënaqësia e strukur përmes gjestesh dhe feqeve të flakëruara.
Fatmirësisht atij si kanë munguar shumëçka, për më tepër dhuratat. Vetëm me kohën, kushtuar atij, i jam borxhli. Borxh, të cilin nuk ka nguruar të ma ndërmendë hera-herash, duke më akuzuar se: Ti kalon më shumë kohë me dashurinë tënde, librin, se me birin tënd”.
Çdo herë e më tepër ndjehem në faj, edhe pse shfajësimi me flakjen tej të gjithçkaje dhe afrisë me të, nuk zë vend. Nuk është koha, me gjas, është një lloj xhelozie, të cilën ai e shfaq kësisoj. Edhe pse në kohën e lirë, kohë të cilën më duhet ta ndajë në shumë pjesë, lë pak shteg të më “akuzojë”, ai gjithsesi më qëllon me të vetmen “përgjegjësi faji”, ti do më shumë librat se mua me mamin”. Kësohere ai e mbështet më fort “nxënien në faj” duke e vënë veten në pozita sulmi. Gjithsesi, jam përpjekur të ndryshoj diçka në marrëdhëniet me kushtimin. E kam shumë të vështirë të zotohem, para vetes dhe para tij, por duke u përpjekur, ndoshta do të fus edhe atë në botën e librit, dhe kështu, atypari kemi kohë për tu takuar dhe për të nejt më shumë me shoji-shojn.
Këtë Krishlinje me kohën dhe angazhimet, mbase duhet bërë diçka. Natyrisht duke lënë mënjanë, zotimet.

Biri im, në jetën time kam shumë dashuri, e para, padyshim që mbetesh vetëm ti. Nëse unë u kushtoj kohë edhe të tjera dashurive, kjo nuk do të thotë se ata zënë vendin tënd. 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk