Posts

Showing posts from January 6, 2013

Himni i jetes, mekuar nga Zoti dhe predikuar nga Nene Tereza

Image
Himni i jetës Jeta është një shans, kape. Jeta është bukuri, adhuroje. Jeta është bekim, shijoje. Jeta është ëndërr, bëje realitet. Jeta është sfidë, përballoje. Jeta është detyrë, kryeje. Jeta është lojë, luaje. Jeta është e çmuar, kujdesu për të. Jeta është pasuri, vlerësoje. Jeta është dashuri, jetoje. Jeta është mister, zbuloje Jeta është premtim, mbaje. Jeta është trishtim, kaloje. Jeta është himn, këndoje. Jeta është luftë, pranoje. Jeta është aventurë, rrezikoje. Jeta është jetë, mbroje.

Viti 2013, viti i Giuseppe Verdit, dy shekuj me virtuozitetin e një gjeniu

Image
Rigoletto, Traviata, Trovatore, Nabuko, Makbeth, Aida, Don Carlo, Otello: pa këto opera teatrot lirike do të mbylleshin. Sipas Ansa-s, viti 2013 është viti verdian, dyqindëvjetori i lindjes së Giuseppe Verdit. Dhe do të festohet në çdo cep të globit, si trashëgimi universale e njerëzimit. Në Itali do të jetë “Viva Verdi” (Rroftë Verdi) aktiviteti në çdo cep të Gadishullit Apenin. Do të fillohet nga Parma, vendlindja e kompozitorit në 12 janar me një ballo me maska dhe do të mbyllet në La Scala në 7 dhjetor 2013, me Traviatën e drejtuar nga Daniele Gatti. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit te XIX. Ai mbetet si njeri nder kompozitoret me te njohur te botes ne historinë e operës. Verdi u lind me 10 tetor 1813 ne fshatin La Ronkole te Italisë Veriore, ne një familje te varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët por shkollimi që i vështire ngase kishte origjine nga fshati dhe mungesë te mjeteve m

Në vigjilje të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit gjerman, Richard Wagner

Image
Sivjet organizohen shumë aktivitete në Gjermani me rastin e 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit Richard Wagner. Shumëkush mund të përjetojë veprat e kompozitorit: Wagner-i si figurë komplekse sa konvencionale aq edhe provokuse. Festivali i Wagner-it në Bajrojt zhvillohet në verë dhe kjo do të thotë, festival me bileta krejt të shitura, tapet i kuq, dhe kancelarja vetë personalisht mes të ftuarve. Në vjeshtë dhe në dimër nuk ka shumë aktivitete në Bajerojt. Për vizitë këto ditë kanë ardhur në Opera një çift turistësh dhe dy banorë të Bajerojtit. Njëra jeton prej 30 vjetësh në qytet dhe ka ardhur për herë të parë në Opera. Tjetra, që drejton guidën, Claudia Dollinger, punon këtu. Ajo tregon me krenari se mundi të gjente vitin e kaluar bileta për festivalin. "Për të marrë bileta, mu desh të ndiqja rrugën zyrtare, të prisja dhjetë vjet." Dhe shton me shaka: "Ne themi gjithnjë, që ne banorët e Bajrojtit, jemi të fundit që marrim bileta." Bajrojt dhe dilem

Perplasja e gjeneratave, moshat ku thyhet kultura dhe respekti

Image
A ju duket se gjeneratat e reja janë gjithnjë e më të pakulturuara? Këtë gjë e konfirmon edhe një hulumtim i bërë kohëve të fundit. Sipas tij, ka fare pak gjasa që të rinjtë e sotëm t’ju pyesin për shëndetin, t’ju përshëndesin në rrugë, t’ju lirojnë ulësen, të japin bakshish... Hulumtimi i portalit YouGov – i realizuar në 1,000 të anketuar – i cili si pjesë të popullatës së re i konsideron personat me moshë mes 18 dhe 34 vjeç, i konfirmoi të dhënat për të cilat ka kohë që flasin njerëzit më në moshë. Në të vërtetë, sipas hulumtimit, ka fare pak gjasa që të rinjtë e sotëm t’i përshëndesin fqinjët e tyre, apo të lirojnë një ulëse për më të vjetrit, shkruan ditorja britanike ‘Daily Mail’. Po ashtu, është shumë pak e mundur që ata t’i ofrojnë një pije një punëtori që punon diçka në shtëpinë e tyre – siç bënin dikur prindërit e tyre, dhe aq më pak që të lënë bakshish diku. Fqinjët injorohen nga rreth 35 përqind e pjesëtarëve të këtij grupi, krahasuar me 15 të atyre me moshë mbi