Mosmarrëveshja e Kadaresë me Popullin e tij
Agron Gjekmarkaj Të shkruash për librat e Ismail Kadaresë është mundësi, tentacion vanitoz, por edhe risk mbytës njëkohësisht. Kur pretendon të bëhesh download (6)ndërmjetës mes tij e lexuesit, sapo ke kaluar ngushticën e Shilës e Karibdës. Më shumë se proza artistike janë esetë, të cilat shfaqen si sisteme të mbyllura të vetëmjaftueshme, intensive e munduese për një qasje recensionale. Për ato asgjë nuk mund të thuash më mirë se autori, asgjë ndryshe nga autori, asgjë më pak se ai e asgjë më tepër. Rrezikon të ecësh nën tehun e teprimit dhe të mungesës. Mirëpo shija e udhëtimeve të tilla është ngasje unike, ia vlen të rrezikosh. “Turk e trim” do të thoshin disa shqiptarë, duke gjykuar përmasat e sfidës. Provokative kjo “fjalë e urtë”, shenjë e “tjetërsimit” dhe “flirtit”, po a nuk thotë Kadare “nëse donim ta kishim bashkë perandorinë, duhej të jetonim e vdisnim si turq”; Tashmë jashtë perandorie falë Zotit vende-vende nostalgjia për trimërinë turke të unifikuar na ka m