Hovi krijues i Beethoven-it -Rrugëdalje nga kriza personale
Si i përballojnë njerëzit krizat personale duke triumfuar ndaj vetvetes? Modeli i studiueses Erika Schuchardt mbi spiralen e jetës dhe rasti i Beethoven-it, menaxheri i krizave‘ të të gjitha kohërave." Psikologia dhe shkencëtarja për çështje të arsimimit, Erika Schuchardt që nga vitet 1970 studion, se si njerëzit ia dalin, që t’i kapërcejnë krizat e tyre personale. Për këtë ajo ka shoqëruar qindra vetë. Ajo ka lexuar mbi 2000 histori jetësore, për të kuptuar, se si njerëzit në mbarë botën i përballojnë krizat. Gjatë këtij hulumtimi ajo hasi Beethoven-in. Situata e jetësore e Beethoven-it Qysh në moshën 28 vjeçare Beethoven kishte vështirësi me dëgjimin. Tre vjet më vonë ai i përshkruan simptomat si humbje e tonit të lartë dhe të kuptuarit e gjuhës, zhurma torturuese në vesh, deformime dhe hipersensibilitet ndaj tingujve. Shurdhimi i Beethoven-it përparon. Ai e ndien, se është i izoluar, se e përçmojnë dhe e përqeshin. Erika Schuchardt: "Ai e ndjen veten të për