Kardinali Sodano: Ylli i papnisë së Tij do të vezullojë përgjithmonë mes nesh.
Shenjtëri, i dashur dhe i nderuar Pasardhës i Pjetrit, si një rrufe në qiell të kthjellët, jehoi në këtë sallë mesazhi juaj prekës. E dëgjuam të përhumbur, si dëgjohet një kumt gati-gati i pabesueshëm. Në fjalët tuaja vërejtëm dashurinë e madhe, që keni pasur gjithnjë për Kishën Shenjte të Hyjit, për këtë Kishë, që ju e deshët aq shumë. Tani, më lejoni t’ju them, në emër të këtij çenakulli apostolik, kolegjit kardinalor, në emër të këtyre bashëkëpunëtorëve tuaj të dashur, më lejoni, pra, t’ju them se jemi më shumë se kurrë pranë jush, ashtu si ishim gjatë këtyre tetë vjetëve të ndritshme të papnisë suaj. Më 19 prill 2005, me sa më kujtohet, në përfundim të Konklavit, unë ju pyeta, me zërin, që më dridhej nga emocioni: “A e pranoni zgjedhjen tuaj kanonike si Papë?”. E ju nuk vonuat, ndonëse me emocion, të përgjigjeshit. Pohuat se e pranoni, duke u mbështetur në Hirin e Zotit e në ndërmjetësimin amtar të Marisë, Nënës së Kishës. Ashtu si Maria, edhe ju, në ato ditë, thatë ‘po-në’