Posts

Showing posts from March 18, 2013

“Atlantis” diel në sipërfaqe pas 25 vjetësh jetë nënujore

Image
Pwrgatiti: Albert Vataj Ai është “Atlantis” që ne kurrë nuk e njohëm. “Atlantis”, për të cilin vetëm Platoni na rrëfeu. “Atlantis” që sipërmarrje kinematografike dhe jo vetëm, u përpoqën ta përjetësojnë, duke e ngulitur në memuarin e kureshtisë së njerëzimit më shumë si një legjendë se sa si një e shkuar e varrosur nën ujë. Ky qytet kishte fatin tragjik të Atlantis, por nuk mundi të mbetej një Atlantis. Rivjen mbi sipërfaqe si Epecuen, qytet që e bëri të famshëm veç lavdia e turizmit, apokalipsi dhe sot vullnesa për t’iu rikthyer banorëve të vet. Një qytet që sot kumton trishtim dhe makth, zbraztësi dhe vetmi. Dikur një qytet që jetonte me resurset që i kishte natyra. Një qëndër me banorë të apasionuar pas peshkimit, modest në pretendime, por ambicioz për të ardhmen e tyre, të cilën do t’ia garantonte turizmi. Pikërisht atëherë kur shkëlqimi i saj qasej përnga majat, ndodhi ajo që nuk pritej. Një apokalip do të vinte për të varrosur nën ujë qytetin e Epecuen-it, dhe për të dëbu