Posts

Showing posts from April 1, 2013

Shkodër, je ba kaq e bukur e unë jam tu vujt se nuk kam ma shumë dashuni me t’falë

Image
Nga Albert Vataj Me kamt e laguna në Kir, sytë e lamun në Bunë, e kundrimin e njomun në Liqen, çapit në të sotmën tande si atëherë edhe tash. Me më shumë thinja, rrudha e peshë vitesh hapin lshoj ngadalë mbi ty Shkodër loce, si mbi pasqyrën e reflektimit tem, tuj u drashtë se mos thuhet e mes pa u pa me ty e me vedin e asokohershëm. Mes zanave e hapave që vërshojnë përpiqem me ndigju ndonjë turra a vrap, ndonjë thirrmë a dihamë. Dhe eci. Kqyr rreth e rreth, për me mujt me gjet ndonji copë të mbetun të mozaikut tand, pamjen e thërmume të ikjes teme. Për me mujt me e njit me lotin e mallit e me ba një kujtim. Zemra jote dashnishumë e njerëzit e tu tamël t’amël më presin me zjarmin ma t’zjarmt të pasionit të mirëseardhjes, zjarmin që vetëm ata munen me e nez. Po të shoh e mes lotëve të mallit po përpiqem me të pa ma të kthjellët, Shkodër. Mbi ty ec e si mbi re më bahet se po shkoj rrugëve dhe kujtimeve të mija. Shkodrën tash e kam kundru ma ambël e kanda ma kishte edhe tjetërh