Posts

Showing posts from May 11, 2013

Divani që zbuloi të panjohurën - Muzeu i Siegumnd Freudit në Londër

Image
Është një prej mobiljeve më të famshme në botë, por divani që qëndronte në zyrën e konsultimit të Siegmund Freudit tani është në një gjendie të keqe. Muzeu i Frojdit në Londër ka nevojë për ndihmë. Në një rrugë rezidenciale të qetë në Londrën e Veriut gjendet shtëpia në të cilën Siegumnd Freudi dhe familja e tij u detyruan të strehoen pas pushtimit të Austrisë nga Nazistët. Frojdi, i cili në atë kohë ishte mbi 80 vjeç dhe vuante nga kanceri, ka punuar dhe jetuar në pjesën më të madhe të jetës së tij në Vjenë. Ai vdiq në Londër vetëm pak vite pasi arriti atje. Të gjithë librat dhe sendet e tij u zhvendosën në shtëpinë e re të familjes dhe ato ruheshin me kujdes nga vajza e tij e vogël Anna. Në vitin 1980 u kthye në muze. Sipas drejtorit të muzeut, Dawn Kemp, një nga vlerat më të rëndëishme që ky muze ka, janë studimet e Freudit: "Këtu kemi tavolinën e punës së tij dhe një karrike mjaft të veçantë që duket sikur githmonë rri ulur dikush. Në fakt është një karrike dentare