Muzikantët e rrugës dëbohen nga qendra e Pragës
Praga gumëzhin nga muzikantët e rrugës. Prej shumë vitesh Vaclav Kamenik dhe tre kolegët e tij e fitojnë në këtë mënyrë jetesën. Por pas disa ditësh në Pragë nuk do të ketë më skena në qiell të hapur. Ky është zëri i pranverës në Pragë. Muzikë e lumtur dixieland në pjesën historike të qytetit. Shumë kalimtarë qëndrojnë, lëkunden me ritmin e muzikës dhe hedhin ndonjë monedhë në kapelë. Prej shumë vitesh Vaclav Kamenik dhe tre kolegët e tij e fitojnë në këtë mënyrë jetesën. Por pas disa ditëve këto dalje në skenë në rrugë do të ndalohen. "Të gjithë muzikantët do të dëbohen. Kjo është që të vësh kujën dhe krejtësisht e panevojshme. Kudo në botë funksionon një gjë e tillë, përse ndalohet te ne?“ Këtë pyetje e bëjnë shumë banorë të Pragës. Për shumicën e banorëve muzika pa dyshim që është pjesë e qytetit të tyre. "Ajo është e mrekullueshme. Jo vetëm turistët janë të entuziasmuar prej saj. Një atmosferë e mrekullueshme. Pa muzikë nuk mund ta imagjinoj qytetin tim."