NË EUROPË I KTHEHEN SKËNDERBEUT
Edhe një lajm i keq për
“skënderbegoskeptikët”: në Europë i kthehen Skënderbeut. Ribotimi më i
ri që qarkullon kohët e fundit në Francë është “Histori e Skënderbeut -
hero i Europës së krishterë” (bot. Trident) i autorit tanimë klasik
Camille Paganel. Paraqitja që e shoqëron vjen e nënshkruar nga
Jean-Gilles Malliarakis, politikan dhe publicist.
Pse-në tjetër të kësaj përzgjedhjeje për ribotim lexuesi mund ta kuptojë prej paraqitjes nga Jean-Gilles Malliarakisi me titull: “Europa e krishterë duhet t’i njohë heronjtë e saj”. Është një pse që tërthorazi zbulon edhe në atdheun e Skënderbeut diçka nga mbrapavija e kamufluar keq e antieuropianizmit të “skënderbegoskeptikëve” për ç’i përket atij vetë dhe për ç’u takon qëndresës dhe luftërave të tij.
Për autorin Camille Paganel (1797-1859) mund të shtohet: ka qenë politikan francez, njëherësh historian, autor i një numri jo të vogël veprash, ndër të cilat: “Shkurtore e historisë romake nga L. Aenea Flori” (1828), “Vështrim mbi gjendjen politike të Europës” (1819), “Për Spanjën dhe për lirinë” (1820), “Sprovë për instituimin monarkik të Napoleonit” (1836), “Histori e Frederikut të Madh” (1830), “Histori e Jozefit II perandor i Gjermanisë” (1853) etj. Bën përshtypje që i kanë interesuar me përparësi figura të mëdha të historisë evropiane: krahas Skënderbeut tonë, perandorë si Napoleoni, Frederiku i Madh, Jozefi II etj.
Në historinë e albanologjisë Paganeli ka vend jo vetëm me “Historinë e Skënderbeut”, por edhe me një vepër kërshërore më të hershme me titull “Varri i Marko Boçarit” (1826). Duke qenë bashkëkohës me albanologë si Ritter Xylander (“Gjuha e shqiptarëve”, 1835), Vincenzo Dorsa (“Mbi shqiptarët”, 1847) Johann Georg von Hahn (“Studime shqiptare”, 1853-1854) etj., historiani Camille Paganel bën pjesë në atë grup studiuesish që, nën ndikimin e rrymës filozofike të pozitivizmit, kontribuan në përfitimin si tërësi më vete disiplinash të albanologjisë pikërisht aty: në mesin e shek. XIX.
© Aurel Plasari
Nuk është pa interes të shënohet se “Histori e Skënderbeut ose Turq dhe të Krishterë në shekullin XV nga Camille Paganel ish-Këshilltar shteti” (Paris 1855) bën pjesë tanimë ndër historitë klasike për heroin tonë. E botuar për së pari në Paris më 1855, ajo u ndoq nga disa ribotime, si dhe u përkthye në gjermanishte (1856), në greqishte (1861), në hungarishte (1882) etj. Me atë vepër autori rrihte gjurmët e bashkatdhetarëve të tij me emra të mëdhenj: fisnikut nga Vandomi Jacques de Lavardin (“Histori e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, mbret i Arbërisë”, Paris 1576) dhe atit jezuit Jean Nicolas Duponcet (“Histori e Skënderbeut mbret i Arbërisë”, Paris 1709). I pari shumë më shumë dhe i dyti më pak kishin pirë ujë në burimin e Barletit. As Paganeli nuk i shpëtoi dot “priftit nga Shkodra” si burim, me gjithë plotësimet, saktësimet, përditësimet etj. Mirëpo në Francë historia e tij pati receptim të veçantë ndoshta ngaqë, siç ka pasë vënë re Noli, “ishte e shkruar në frëngjishte brilante” dhe si e tillë “i tejkaloi të gjithë librat e tjerë për Skënderbeun”. Bëhet e kuptueshme pra njëra nga pse-të e përzgjedhjes së një teksti të tillë për t’u ribotuar në ditën e sotme.

Comments
Post a Comment