Tintoretto, “I furishmi” i shkollës së Rilindjes italiane
Nga Albert Vataj 420 vjet më parë vdiq, Tintoretto, (1518 – 31 Maj 1594). Nofka të cilën ai mbajti dhe që mbetet si emri i tij i dytë ishte Jacopo Comin. Tintoretto është një nga përfaqësuesit e njimendtë dhe nga më të spikaturit e shkollës së Rilindjes Italiane. Energjia shpërthyese e këtij dimensioni estetik të penelit ishte e ndryshtë përnga intensiteti dhe forca vërshuese e kumtit artistik. Kësodore ai u quajt “I Furishmi”. Puna e tij karakterizohet nga figura muskuloze, gjeste dramatike dhe përdorim i spikatur i perspektivës në stilin manierist, ndërsa në vazhdën e krijimtarisë së tij ruajti ngjyrën dhe ndriçimin tipik të shkollës veneciane, të cilës ai i përkiste. Më i madhi i 21 fëmijëve, piktori me një talent të lindur u dërgua nga i ati në studion e Titian, për të cilin thuhet se e përzuri vetëm pas dhjetë ditësh. Hamendje orvaten ta cilësojnë këtë dëbim si ndjenjë xhelozie e Titianit për Tintoretto. Që prej asokohe, Tintoretto ngeli admirues i Titian, megjithë a