Kim Mehmeti: Shqiptarët nuk e mbrojnë të kaluarën
Kim Mehmeti Shkrimtari e publicisti, Kim Mehmeti në një intervistë për “KultPlus”, flet për artin në përgjithësi, duke specifikuar letërsinë, teatrin e filmin. Sipas tij, nga trojet shqiptare, Shqipëria mbetet njëshi sa i përket lexueshmërisë. Kurse sa i përket muzikës, por jo në mënyrë të përgjithësuar, ai thotë se nuk dihet se nga çka përvetësohet populli më shumë, nga kënga apo prapanica e cullakosur. Ndërkaq, për propozimin e shtetit maqedonas, për rrëzimin e shtëpisë së Nënës Terezë, Kimi ka thënë se është e çuditshme se si Kosova e as Shqipëria nuk ka reaguar kombëtarisht, sikurse që duhej edhe të reagonte. Sipas tij, në mos më shumë, kombëtarisht është dashur të grumbulloheshin paratë e të blihet trualli i shtëpisë ku ka lindur Nëna Terezë Ardianë Pajaziti KultPlus: I nderuari z. Mehmeti, fillojmë mbi zhvillimet kulturore në trojet shqiptare, cilën e kanë më të theksuar: krijimin, absorbimin apo shtirjen se po bëhen të dyja? Kim Mehmeti: Arti nuk vare