Posts

Showing posts from January 17, 2014

Pak histori per Shkodren dhe liqenin e Shkodres

Image
Liqeni i Shkodrës ose ndryshe Liqeni Labiatan ose Liqeni Sintari, i cili lidhet me dy lumejtë e bashkuar Dri+Bunë/Barbana, ka qenë i lundrueshëm qysh nga antikiteti, duke qenë njëkohësisht Skodrinon-i/Shkodra një port liqenor, lumor dhe që lidhej me Ditin Adriatik te Gjini i Drinit. Mendohet madje se edhe vetë emri i Detit Adria/Adriatik lidhet etimologjikisht me lumn Drî si hidronim. Ndryshimi i kufinjve, duke i dhënë padrejtësisht zgjerime artificiale Malit të Zi, me territ ore të pastra etnike shqiptare, me pjesën më të madhe të liqenit dhe me pjesë të lumit e grykëderdhjes Drî-Bunë, prishi edhe lundrimin tradicional! Deri aty te viti 1945, megjithse duket si paradoks, Shkodra kishte një pjesë mjaft të madhe të flotës tregëtare të brendëshme, lidhej edhe me detin Adriatik e me portin e Shën Gjinit. Më vonë prishja e mardhënieve me Jugosllavinë, vetë politika izolacioniste e regjimit Hoxha-Shehu dhe një farë predispozicioni antishkodran e tamponuan, e izoluan Shkodrën