Posts

Showing posts from May 31, 2014

Tintoretto, “I furishmi” i shkollës së Rilindjes italiane

Image
Nga Albert Vataj 420 vjet më parë vdiq, Tintoretto, (1518 – 31 Maj 1594). Nofka të cilën ai mbajti dhe që mbetet si emri i tij i dytë ishte Jacopo Comin. Tintoretto është një nga përfaqësuesit e njimendtë dhe nga më të spikaturit e shkollës së Rilindjes Italiane. Energjia shpërthyese e këtij dimensioni estetik të penelit ishte e ndryshtë përnga intensiteti dhe forca vërshuese e kumtit artistik. Kësodore ai u quajt “I Furishmi”. Puna e tij karakterizohet nga figura muskuloze, gjeste dramatike dhe përdorim i spikatur i perspektivës në stilin manierist, ndërsa në vazhdën e krijimtarisë së tij ruajti ngjyrën dhe ndriçimin tipik të shkollës veneciane, të cilës ai i përkiste. Më i madhi i 21 fëmijëve, piktori me një talent të lindur u dërgua nga i ati në studion e Titian, për të cilin thuhet se e përzuri vetëm pas dhjetë ditësh. Hamendje orvaten ta cilësojnë këtë dëbim si ndjenjë xhelozie e Titianit për Tintoretto. Që prej asokohe, Tintoretto ngeli admirues i Titian, megjithë a

“Darka e Fundit” e Tintoretto më dramatike se ajo e Leonardo da Vinçit

Image
Nga Albert Vataj Historia e artit nuk ka shumë përkime ose trajtesa të kryeveprave monumentale, kinse si ajo e Tintoretto me Leonardo da Vinçin në “Darka e Fundit”. Siç edhe kumtohet, Tintoretto, ndryshon nga Leonardo da Vinçi edhe pse trajtimi është i njëjtë në tematikë. Kjo punë u realizua nga Tintoretto më 1594, pra 96 vite më vonë, ngase i madhi Da Vinçi do ta “shtronte Darkën e fundit”. Kësisoj, në ndryshesat që hasim, orvatim të kapim evoluimin që piktura e Rilindjes pati dhe që Tintoretto e shpreho dashtazi të njëjten tematikë, por me dritimin e një shekulli më pas. Leonardo është i gjithi një prehje klasike në këtë sprovë. Dishepujt rrezatojë larg nga Krishti në simetri gati-matematikore. Në duart e Tintoretto, e njëjta ngjarje bëhet dramatike, pasi shifrat e njeriut janë të bashkuar nga engjëjt. Në dinamizmin shqetësuar i përbërjes së tij, përdorimi i penelit është dukshëm dramatik, si kundër edhe fektet e theksuara të perspektivës, duke e pagëzuar trajtimin dhe

Whitman, poeti që shkroi Biblën e shpirtit amerikan

Image
Nga Albert Vataj Ai do të vinte me një mision të shenjtë. Jo medoemos si njëdishepull, as si një apostull, por një rrëzëllimë drite që feks befas në qiejte ngrysur prej reve të luftës, në tokën e mbjellë me varre e në shtatin edrobitur, e përplot vrragë të një shoqërie. Ai beh papritmas dhe në koherencësi një vullnet i epërm, me hovet e gjallimit të një ngulmi përtëritës. Erdhi nëatëkohjen kur kremtohej pavarësia amerikane. Erdhi si një kumtues i një vepreqë lartësonte shpirtin e atij populli, asaj njerëzie që rrëmon ngadhnjyeshëmmes rrënojave të luftës, kujtesës së britmave dhe apoteozës së dhimbjes,shpresën shpëtimtare. Jo rastësisht, për vite të tëra vepra e Walt Whitmanështë konsideruar si Bibla e demokracisë amerikane, shpirti i shpresës, emblemae një shteti në rritje, simboli forcës që lind nga mundi dhe nga puna, nganevoja e dëshirimit të jetës. Në poezinë e tij, individi shndërrohet në komb.Poezitë e tij erdhën si lajmi i mirë i ngjalljes së shpresës. Nevo