454 vjet më parë lindi, Frensis Bekoni
Ai ishte filozof, shkencëtar, avokat, autor,
burrështeti, jurist dhe baba i metodave shkencore.
Bekoni hyn në radhën e mendimtarëve më të
ndritur dhe më të guximshëm të shekullit XVI e XVII. Duke krijuar bazat «për reformimin
e shkencës» në mënyrë të plotë antiskolastike, Bekoni u përpoq nëpërmjet
metodës induktive, deriatëherë të papërfillur, ta vinte tërë diturinë njerëzore
në themele të reja. Njëkohësisht konsideronte se çdo «ndërmarrje intelektuale
përfundon me aksion», kështu që çdo njohje edhe quhet me të drejtë «fillim i
aksionit». Ndërkaq, edhe ata njerëz që u përpoqën t'i themelonin pavarësisht
dituritë, nuk kishin guxim të ndahen nga ato që ishin përvetësuar më parë, por
kënaqeshin me atë që në të ekzituaren të «futnin dhe të shtonin» diçka me
kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet Bekoni në parathënien e «Organonit të
ri» - «që do të përqendrohej si duhet tek sendet dhe përvojat». Sepse, as vetëm
me guxim nuk mund të arrihet shumë në qoftë së kjo bëhet vetëm «me zhurmë të
zakonshme për të përmbysur të përparshmen». Godina e këtij universumi ende
gjithnjë po i duket arsyes njerëzore si labirint, kurse mendimi dhe përvoja
akoma nuk kanë gjetur një raport të harmonizuar, dhe Bekoni konsideronte se në
këtë drejtim me rezultatet e veprës së vet ka bërë një kthesë të qenësishme.
Nga ideja grandioze e tij e Restaurimit të madh (Instauratio magna), është
realizuar, ndërkaq, vetëm një pjesë e tij, Organoni i ri. Si kundërshtar
radikal i meditimeve sterile skolastike që janë të privuara nga çfarëdo
diturish reale, Bekoni konsideronte se njohje të vërteta janë vetëm ato që
njëmend e zgjerojnë fuqinë e njerëzve dhe «u shërbejnë interesave njerëzore».
Te këto njohje nuk arrijmë nëpërmjet kurrfarë logjike të silogjizmave: «Logjika
e cila përdoret, shërben më shumë për forcimin dhe vërtetimin e iluzioneve që
themelohen në nocionet e zakonshme sesa në hulumtimin e së vërtetës: andaj
është më shumë e dëmshme sesa e dobishme» («Organoni i ri»).
Francis Bacon, 1st Viscount Saint Alban
(shqipërimi: Frensis Bekoni), u lind më 22 janar 1561 në Londër. Babai i tij,
Nikolas Bekoni, kishte postin e rojës së vulave, një prej detyrave më të larta
të mbretërisë nën Elizabetën I. Pas kryerjes së studimeve me rezultate të
shkëlqyera në Kembrixh, Frensis Bekoni kaloi dv vjet në Paris si atashe në
ambasadën e Anglisë. Me t'u kthyer në Londër, filloi karrierën e juristit.
Avokat duke filluar nga viti 1579, ai hyri në Parlament në moshën
njëzetetrevjeçare. Karriera e tij politike u zhvillua nën mbretërimin e
Xhorxhit I: avokat i Kurorës më 1604, roje i vulave më 1617, Kancelar i Madh më
1618 dhe në të njëjtën kohë u bë baroni Verulam, pastaj vikonti i Shën Albanit
më 1621. Ndërkaq, po atë vit, u dënua për shkelje të detyrës dhe u burgos. I
liruar në krye të disa ditëve, humbi të gjitha detyrat dhe titujt. I mërguar në
pronën e tij, ua kushtoi vitet e fundit të jetës veprave të tij filozofike dhe
kërkimeve në shkencat e natyrës. Frensis Bekoni vdiq më 9 prill 1626 në
Highgate, pranë Londrës. Më 1597 u botuan dhjetë nga Sprovat e tij të famshme,
që i plotësoi pesëmbëdhjetë vjet më vonë, duke paraqitur një botim të ri të
ripunuar, i cili përmbante njëzet e nëntë sprova. Pak para vdekjes, i bëri
rregullime të tjera kësaj përmbledhjeje, duke e shtuar edhe më shumë. Botimi i
fundit doli më 1625 me titullin Sprova apo këshilla praktike dhe morale. Vepra
e tij kryesore.. Restaurimi i madh i sundimit njerëzor mbi natyrën, ishte një
enciklopedi e shkencave, që duhej të përbëhej nga gjashtë vëllime. Bekoni
përfundoi vetëm dv prej tyre: Për dinjitetin dke zhvillimin e shkeneave, të botuar
në anglisht më 1605, pastaj në latinisht më 1623, dhe Organoni i ri 1620.
Romani i tij utopik, Atlantida e re, filluar ndoshta rreth vitit 1621 dhe i
përcaktuar për të qenë një aneks i Restaurimit të madh, mbeti i papërfunduar.
Krahas veprës Utopia (1516) të Tomas Morit dhe Qyteti i diellit (1623) të
Tomaso Kampanelës, Atlantida e re është një nga shkrimet utopike më të njohura
të shekujve XVI dhe XVII. Ky roman, fillimisht i ngjizur si projekt për një
shtet ideal, materializon bindjen e brendshme të Bekonit: shkenca e natyrës, e
nxjerrë si përfundim logjik i eksperimentimit, është kusht i domosdoshëm për
lumturinë e njerëzimit."Njeriu... vepron dhe di në vartësi të asaj që
vëzhgon nga rregulli i natyrës, materialisht apo shpirtërisht; ai nuk di dhe
nuk dëshiron më shumë." Të tilla janë fjalët e para tek Aforizma mbi
interpretimin e natyrës dhe të sundimit të njeriut të Frensis Bekonit (Francis
Bacon). Kur njeriu do që "të veprojë" dhe t'ia arrijë qëllimit të
diçkaje, duhet që në fillim të vërejë natyrën dhe këtë ta bëjë me arsye. Ai nuk
mund të ndërmarrë asgjë kundër natyrës dhe arrin në sundimin e saj vetëm kur
njeh ligjet e brendshme. Për këtë, ashtu si punon në përsosjen e veglave
mekanike, duhet të fabrikojë një vegël intelektuale të zotërimit dhe duke e
bashkuar vëzhgimin me arsyen rregullatore, domethënë duke vënë në rregull në
mënyrë të mjaftueshme të dhënat empirike, njeriu do të mundet të nxjerrë si
përfundim logjik ligje, sidomos po të kryejë eksperimentime të sakta, të afta
për të pohuar apo përgënjeshtruar vëzhgimet e veta. Me t'u vendosur një ligj i
këtij Iloji, udha e "përfundimit logjik" do të bëjë të mundur shumë
zbatime të dobishme. Aforizmat janë një tërësi frazash të mprehta, që vendosen
mbi themele të arsyeshme të një shkence të dobishme për njeriun, që çojnë te
Novum Organum, pjesë e Instauratio magna (Restaurimi i madh), që Bekoni i ka
dhënë fund. Organum- i i vjetër ishte fizika dhe metafizika e Aristotelit, që
Novum-i duhet ta zëvendësojë në kuadër të një "përtëritjeje" të plotë
të shkencës. Aristotelianët, siç shkruan Bekoni, punojnë si merimanga që thur
një rrjetë të mrekullueshme shumëkëndëshe, por duke e nxjerrë nga vetë trupi i
saj, pa lindur diçka me të vërtetë të re. Empiristët e ngurtë nuk sjellin asgjë
më tepër: ashtu si milingonat, ata grumbullojnë një pirg të madh materialesh,
por nuk dinë t'i vënë në rregull. Shkencëtarët e së ardhmes do të sillen si
bletët, që i shpërndajnë ushqimet nëpër qeliza të ndërtuara që më përpara dhe
me imtësinë më të madhe. Edhe tani, arsyeton Bekoni, nuk dimë më shumë se
shkencëtarët e Antikitetit, me mendimet e të cilëve bashkohet ende shumica e
dijetarëve, kur ata nuk shpikën as shtypshkronjën, as barutin, as busullën. Në
romanin e tij Nova Atlantis (Atlantida e re), Bekoni sjell mrekullitë e një
qytetërimi tekniko-shkencor që do të vijë, një shtet ku qytetarët do të jetonin
të lumtur dhe të kënaqur, falë zhvillimeve të nxitura nga industria dhe nga
bujqësia e mbështetur te shkenca, së bashku me makinat me avull, makinat
fluturuese dhe telefonin. Guximi me të cilin Bekoni fshin gjithë shkencën e
mëparshme në epokën e tij, përputhet në fakt me atmosferën e përgjithshme të
zgjimit në shkencë, teknikë, arte, letërsi dhe filozofi, që kishte përfshirë
mbarë Europën në fund të Rilindjes dhe që gjeti në Anglinë e Elizabetës I - në
Anglinë e Shekspirit - një truall veçanërisht të begatë. Kuptimi dhe synimet e
mendimit shkencor kishin ndryshuar rrënjësisht që në fund të Mesjetës: nuk
bëhej më fjalë për të themeluar dhe pohuar pozicionin e njeriut në kozmosin e
krijuar nga Zoti, me qëllim që gjithçka të mbetej në rregull. Brezi i ri i
teoricienëve dhe prakticienëve kishin më shumë për detyrë të arrinin qëllimet
që njerëzit i kishin fiksuar nëpërmjet shkencës dhe të përdornin mendimin
shkencor si mjet për të arritur një jetë të lumtur. Nikola Makiaveli kishte
qenë i pari që shprehu këtë racionalitet të ri praktik, por vetëm në fushën e
mendimit politik. Dituria është pushtet, ajo e shton, sa më shumë që është e
mundur, lumturinë tokësore. Pragmatizmi i një mendimi të tillë bën që çështjet
e vjetra themelore të filozofisë të duken të kota, ashtu si konceptet e
përgjithshme të realitetit dhe të jorealitetit: e vërteta dhe realja të çojnë
te dobishmëria e shkencës. "The proof of the pudding is in the eating"
- kjo e vërtetë proverbiale e pragmatizmit anglosakson flet vetë. Bekoni ishte
rrënjësisht skeptik sa i takon asaj që shtirej si e vërtetë, por që nuk
ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve praktike; ai quante "idole" ato që
sot i cilësojmë "gënjeshtra ideologjike". Megjithatë Bekonit i duhej
të hapte sytë mirë, që të mos ngacmonte Kishën dhe shtetin me idetë e tij të
guximshme dhe novatore, që synonin lumturinë tokësore të individit: një teprim
i risisë te mendimi mund të qe vdekësor. Në Itali, filozofi dhe shkencëtari
Xhordano Bruno (1548-1600), u torturua mizorisht dhe u dogj i gjallë nga
Inkuizicioni, sepse kishte arritur në një përfundim logjik nga zbulimi i Nikola
Kopernikut - Toka nuk është qendra e sistemit diellor - se kishte, sigurisht,
një pafundësi sistemesh të tjera diellore pa një pikë të fiksuar qendrore; një
Univers i pafund, ku nuk kishte vend për një Zot krijues. Galileu, bashkëkohësi
i madh i Bekonit, u arrestua nga Inkuizicioni i Papës sepse mbronte teorinë e
Kopernikut dhe u shtrëngua të hiqte dorë nga tezat e tij. Mbrojtësi i madh i
Bekonit, Robert Deverë, kont i Eseksit, një kohë favorit i mbretëreshës, u
dënua dhe u ekzekutua po ashtu për herezi - këtë herë politike: ai u kishte
dhënë shumë përparësi interesave vetjake. Me qëllim që të shpëtonte kokën dhe
pozitën e tij në Oborr, Bekoni u shtrëngua të bashkëpunonte vetë në akuzën
kundër mikut dhe mbrojtësit të tij. Po ashtu ai e ruajti veten që të mos
ngatërrohej në çështjet e Kishës apo të vinte në dyshim të vërtetën që zbulonte
feja; veç të tjerash, ai hodhi poshtë teorinë e Kopernikut. Ai thoshte se
adhurimi ishte edhe më i keq se mungesa e besimit. Në Oborrin e Xhorxhit I,
Bekoni u ngrit në postin e Kancelarit të Madh dhe u emërua baroni Verulam. Por
me gjithë urtësinë e tij politike, nuk mundi t'i pengonte armiqtë ta akuzonin -
pa dyshim me ndonjë arsye - si njeri të shitur dhe si shpërdorues i besimit.
Pas dënimit, u fal nga mbreti, por u detyrua të tërhiqej në tokat e tij, ku
kaloi vitet e fundit të jetës duke vazhduar redaktimin e Sprovë e moralit dhe
politikës, vepër tepër e lexuar. Ai vdiq më 1626, viktimë e pasionit të tij për
shkencat natyrore: ftohja që pësoi gjatë eksperimenteve për ruajtjen e
ushqimeve, qe fatale për të. Veprat kryesore: Novum organum scientiarum,
(1620); De dignitate et augmentis scientiarum (1623); Essay, (1597 dhe 1625);
Sylva sylvarum (posth. 1627); Advancement of Learning (1605); New Atmantis,
(1624).
Kureshti nga jeta e filozofit[redakto |
redakto tekstin burimor]
Bekoni hyn në radhën e mendimtarëve më të
ndritur dhe më të guximshëm të shekullit XVI e XVII në përgjithësi. Duke
krijuar bazat «për reformimin e shkencës» në mënyrë të plotë antiskolastike,
Bekoni u përpoq nëpërmjet metodës induktive, deriatëherë të papërfillur ta
vinte tërë diturinë njerëzore në themele të reja. Njëkohësisht konsideronte se
çdo «ndërmarrje intelektuale përfundon me aksion», kështu që çdo njohje edhe
quhet me të drejtë «fillim i aksionit». Ndërkaq, edhe ata njerëz që u përpoqën
t'i themelonin pavarësisht dituritë, nuk kishin guxim të ndahen nga ato që
ishin përvetësuar më parë, por kënaqeshin me atë që në të ekzituaren të «futnin
dhe të shtonin» diçka me kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet Bekoni në
parathënien e «Organonit të ri» - «që do të përqendrohej si duhet tek sendet
dhe përvojat». Sepse, as vetëm me guxim nuk mund të arrihet shumë në qoftë së
kjo bëhet vetëm «me zhurmë të zakonshme për të përmbysur të përparshmen».
Godina e këtij universumi ende gjithnjë po i duket arsyes njerëzore si
labirint, kurse mendimi dhe përvoja akoma nuk kanë gjetur një raport të
harmonizuar, dhe Bekoni konsideronte se në këtë drejtim me rezultatet e veprës
së vet ka bërë një kthesë të qenësishme. Nga ideja grandioze e tij e
Restaurimit të madh (Instauratio magna), është realizuar, ndërkaq, vetëm një pjesë
e tij, Organoni i ri. Si kundërshtar radikal i meditimeve sterile skolastike që
janë të privuara nga çfarëdo diturish reale, Bekoni konsideronte se njohje të
vërteta janë vetëm ato që njëmend e zgjerojnë fuqinë e njerëzve dhe «u
shërbejnë interesave njerëzore». Te këto njohje nuk arrijmë nëpërmjet kurrfarë
logjike të silogjizmave: «Logjika e cila përdoret, shërben më shumë për
forcimin dhe vërtetimin e iluzioneve që themelohen në nocionet e zakonshme sesa
në hulumtimin e së vërtetës: andaj është më shumë e dëmshme sesa e dobishme»
(«Organoni i ri»).
Për të pasur njohje të vërteta, njerëzit para
së gjithash duhet të çlirohen nga paragjykimet e ndryshme, thellësisht të
rrënjosura dhe të përhapura. Ekzistojnë katër lloje të paragjykimeye të tilla,
të nocineve të rreme (ose të i d o 1 e v e). Idola tribus (idolet e fisit) janë
paragjykime karakteristike për njeriun si pjesëtar i llojit njerëzor, domethënë
ekzistojnë në vetë natyrën njerëzore, në ndijimet e tij, madje edhe në atë
botën magjike-mitologjike e cila krijohet në bazë të frikës, të parandjenjës së
turbullt, të dëshirës dhe të fantazisë. Idola specus (idolet e shpellës)
bazohen në cilësitë individuale konkrete, në shprehitë që topitin fuqinë
burimore të mendimit, në edukimin e shtrembëruar që i rrëmben njeriut aftësinë
për dallimin e fantazmes nga realiteti, për të gjykuar pavarësisht dhe pa iu
nënshtruar autoriteteve dhe traditës. Idola fori (idolet e sheshit) janë
paragjykime që lindin në bazë të gjuhës, sepse fjalët që krijohen në mënyrë
stihike si mjet për t'u marrë vesh inteligjencat më të thjeshta, shpeshherë
janë burim i konfuzioneve të gabueshme. Idola theatri (idolet e teatrit)
krijohen me rastin e pranimit jokritik dhe dogmatik të të gjitha tezave të disa
autoriteve filozofike, në realitet të filozofëve të rremë (të cilët, sipas
Bekonit, janë si racionalistët ose sofistët ashtu edhe empiristët dhe filozofët
nën ndikimin e religjionit dhe të paragjykimeve të tjera). Vetëm pasi të
çlirohen nga të gjitha këto paragjykime, dhe nëse mbështeten në përvojen dhe
hedhin poshtë diturinë e rreme, njerëzit mund të merren me njohje të vërtetë.
Kjo njohje në esencë themelohet në studimin e fakteve të veçanta konkrete.
Në kundërshtim me aristotelizmin e atëhershëm
dominues, që silogjizmin dhe deduksionin e konsideronte parime themelore të
njohjes, Bekoni «armën e re» të vet (Novum organon) e bazon para së gjithash në
induksion ose më saktësisht në «induksionin e vërtetë», si të vetmen metodë të
sigurt të zbulimit të së vërtetës. «Unë ju dhashë armë - thotë Bekoni në
Organonin e ri - kurse përmbajtja duhet të merret nga vetë sendet». Qëllimi
themelor i induksionit është të zbulojë format që gjenden në themelin e të
ashtuquajturave «cilësi të thjeshta» ose «të natyrës së thjeshtë». Sipas
Bekonit, forma është ligj i brendshëm i të gjitha objekteve dhe fenomeneve,
kështu që njohja e formës mundëson të menduarit aktiv dhe shndërrimin e trupit
nga njëra formë në tjetrën. Një varg tabelash dhe konkluzionesh nga këto tabela
(të ashtuquajturat tabela të instancave pozitive, tabela të instancave
negative, tabela të shkallëve, tabela të instancave prerogative) mundësojnë
njohjen e formave. Çdo studim i fenomenit, sipas tij, duhet të niset nga
analiza e sendeve të veçanta, në mënyrë që vetëm pastaj të bëhen të
përgjithshme dhe të kuptohet gjithë ligjshmëria.
Një nga përcaktimet e qenësishme dhe
karakteristike të filozofisë së Bejkënit është edhe qëndrimi i tij kritik
radikal lidhur me vëzhgimin teleologjik të natyrës, pra, të vëzhguarit nga
pikëpamja e shkaqeve finale, i cili, sipas mendimit të Bekonit nuk është i
dobishëm dhe nuk ka kurrfarë rëndësie.
Frensis Bekëoni paraqet në historinë e
mendimit njerëzor përpjekjen e parë të themelt që të likuidojë plotësisht
skolastikën mesjetare dhe metafizikën spekulative si dhe inaugurimin e
guximshëm të epokës së diturive natyrore dhe të hulumtimit konkret
eksperimental. Pavarësisht nga orientimi filozofik i tij i njëanshëm (i cili
shprehet në mënyrë më plauzibile në refuzimin e plotë të deduksionit), nga një
varg paragjykimesh shoqërore - politike, nga të metat dhe dobësitë njerëzore,
merita e Bekonit është epokale: ai ishte luftëtar për reformën e diturive
natyrore të vërteta dhe për krijimin e një metode të re. Me tezat e veta të
guximshme materialiste-empirike, Bejkëni i kontribuoi më shumë se askush para
tij çlirimit të mendimit njerëzor nga skemat dogmatike mesjetare dhe u dha
orientim ecurive të reja drejt zbulimeve të papara natyrore-shkencore.
Comments
Post a Comment