Arkimedi dhe fundi idiot i një mendje të ndritur
*
Romakët u futën në Sirakuzë papritur e pakujtuar. Arkimedi ishte në atë kohë aq
i zhytur në mendime për zgjidhjen e një problemi gjeometrik sa që nuk po merrte
vesh asgjë. Një ushtar u fut në shtëpinë e tij dhe me shpatë zhveshur në dorë
shkoi deri në dhomën ku po punonte. Arkimedi iu lut ta linte të qetë deri sa të
kryente veprimet që kishte në dorë. Pastaj u zhyt prapë në punë pa u kujtuar
fare për ushtarin që i rrinte në këmbë. Kurse ai, pasi e kishte ngacmuar disa
herë që të ngrihej, e humbi durimin dhe e shpoi me shpatë.
Comments
Post a Comment