Kompozitori i madh gjerman Ludvig Van BETHOVEN dhe abati Gelinik


* Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:
-E, po nuk bëjmë salsiçe!
Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.
- Aha, - thirri i ligështuar abati, - do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Mozarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.
Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.
- Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk