Eduard Lir, britaniku që hodhi në telajo mrekullinë e natyrës shqiptare
Eduard Lear lindi më 12 maj 1812 – 29 janar
1888, në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse, vdiq në
San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe. I
refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe.
Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lir e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i
prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të
frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike
që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe
pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lir u detyrua të fitonte mjetet e
jetesës që nga mesi i vitit 1820. Në 1848, Lir-i nisi një udhëtim përmes
Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij mori një kthesë të papritur, kur
ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të
vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë
rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan,
Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Pas disa ditësh u kthye në Tiranë dhe vazhdoi
drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë,
Gjirokastër dhe më tej në Janinë.
100
piktura për Shqipërinë
Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë
udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të
shekullit XIX. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në
Shqipëri” (1851) Lir-i ishte tepër entuziast për peizazhet e jashtëzakonshme
dhe kishte një sy e vesh të mprehtë për çka shihte e dëgjonte në udhëtimet e
tij. Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e
udhëtimit dhe korrespondenca e këndshme e bënë Lir-in një nga udhëtarët më të
dashur të shekullit XIX. Eduardi krijoi vepra madhore, ndër të cilat edhe mbi
100 peizazhe mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre peizazheve janë akuarele dhe
litografi. Këto punime janë botuar në shekullin e kaluar nën titullin Eduard
Lear in Greece (Eduard Lir në Greqi). Ndërsa nga fundi i shekullit përshkrimet
e bëra nga Eduardi nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin
Eduard Lear in Allbania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and
Illyria (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori peizazhist në Shqipëri
dhe Iliri). Po kjo vepër është përkthyer edhe në gjuhen shqipe
“Shqipëria,
sa e ngatërruar për të huajin”!…
Fragment
nga “Ditarët e një peizazhisti në Greqi dhe Shqipëri” të Eduard Lir, 1848
Për turistin e pamësuar Shqipëria është një
rebus nga më të ngatërruarit. Çfarëdo që ai ka mësuar për emërtimet e vjetra
Epir, Molosët, Tesprotët etj. kalaqafet dhe ngatërrohet nga emrat e njësive
administrative turke dhe pashallëqet; për më tepër, si kërcu përmbi samar,
turistin e shkretë e hutojnë edhe më keq një takëm emrash autoktonë si Çamëria,
Dibra etj. Dhe sapo ai nis të kuptojë potpurinë laramane që banon këto provinca
– grekë, sllavë, shqiptarë, bullgarë ose vllahë, përsëri pëson një trullosje
nga një listë tjetër nënndarjesh, lebër, mirditorë, himarjotë dhe toskë. Raca,
fe dhe emërtime kombëtare duken të përcaktuara kaq keq ose kaq të korkolepsura,
sa në fund turisti do të dorëzohej i dëshpëruar nga ky studim shashtisës, nëse
nuk do i vinin në ndihmë shumë libra të shkëlqyer që janë botuar lidhur me këtë
temë.
EPITAFI
I VARRIT TË EDUARD LIR DHE TOMORRI
Gati 170 vjet më parë, piktori i madh anglez,
Eduard Lir, duke vështruar malin e Tomorrit nga Qafa e Kërrabës, pasi ul
paletën me anë të së cilës kish hedhur në telajo impresionin e çastit të pamjes
që i dilte përpara, shkruan në ditarin e tij: “Ishte e vështirë t’i ktheje shpinën kësaj pamje malore të
mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve
prej të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”. Dhe vërtet piktura
në vaj që realizoi Eduard Lir për Tomorrin nga ai impresion nga Kërraba, është
një nga kryeveprat e tij. Poeti i shquar anglez, Alfred Tenison, mik i ngushtë
i piktorit, i befasuar dhe i frymëzuar nga kjo pikturë, krijoi një poezi
monumentale, katër vargjet e së cilës u vendosën në fund të tablosë, dhe më
vonë si epitaf mbi varrin e Eduard Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen
hije largët gjer te ne,/Një laps e një penel i bie,/ E ndiej si të isha vetë
atje…Tomorri vërtet është një nga malet më të bukur të Shqipërisë, që i rri
fushës së Myzeqesë dhe gjithë natyrës përreth si një monark i vërtet, sundimtar
i fushës dhe i luginave të lumenjve të Osumit, Shkumbinit, Devollit e deri në
Vjosë. Një detaj i tillë artistik nuk i ka shpëtuar vëzhguesit të kujdesshëm,
poetit të mirënjohur Xhevahir Spahiu, kur shkruan: “Mjegulla u var, /mali
s’duket më,/ fusha ka mbetur/ pa zot e pa
zë…
Comments
Post a Comment