Isak Njuton, ndër më të mëdhenjt e historisë së shkencës


Isak Njuton ishte fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematikan i shquar. Së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë" të matematikës.
Isak Njutoni lindi (sipas kalendarit Julian në përdorim në Angli në atë kohë) në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor në Woolsthorpe-nga-Colsterworth, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire. Ai ka lindur tre muaj pas vdekjes së babait të tij, një bujk i begatë i quajtur gjithashtu Isaac Newton. Lindur para kohe, ai ishte një fëmijë i vogël, nëna e tij Ana Ayscough. Kur Njutoni ishte tre vjeç, nëna e tij u martua dhe shkoi për të jetuar me burrin e saj të ri, Barnabus Reverend Smith, duke lënë djalin në kujdesin e gjyshes së tij, Margery Ayscough. Njutoni asnjëherë nuk u martua. Në mekanikë, Newtoni formuloi parimin e inercisë.
Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin, zhvilloi një teori të ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.
Në matematikë, Njutoni, së bashku me Gotfried Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën "metodë të Njutonit" për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.
Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se ajo është e të njëjtit lloj si ajo e Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.
Njutoni ishte gjithashtu fetar duke punuar shumë në studimin Biblës. Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.
Kur u rrit, nëna e tij e çregjistroi nga shkolla, me shpresë, se në bujqësi do të jetë më i suksesshëm. Fatmirësisht u zbulua se ai kishte prirje për punë të tjera, kështu që në moshën 18 vjeçare u regjisirua në Universitetin e Kembrixhit. Atje shumë shpejt mësoi shkencën e atëhershme dhe matematikën, dhe pas një kohe të shkurtër i filloi hulumtimet e veta. Në moshën 21-27 vjeçare, Njutni i vuri bazat e teorive shkencore, të cilat më vonë mundësuan ndryshimet rrënjësore në botë.
"Nëse e marrim matematikën që nga themelimi i saj e deri në kohën e Njutnit, pjesa më e madhe e saj është vepër e Njutonit!" Gotfrid Lajbnic (1646-1716)
Shkencëtari i madh francez, Pjer Laplas (1749-1827) ka shkruar: "Principia" (''Parimet matematikore të filozofisë së natyrës") e Isak Njuton i kapërcen të gjitha veprat tjera të gjeniut njerëzor"
Matematikani francez Lui Lagranzh (1736-1813) shpeshherë përsëriste se Njutoni është gjeniu më i madh që ka pasur bota, ndërsa Ernest Maks (1838-1916) fizikan austriak, në vitin 1901 shkroi: "Gjithçka që është arritur pas kohës së tij është përpunim deduktiv formal matematikor i mekanikës në bazë të ligjeve të Njutonit"
Isak Njutoni vdiq në vitin 1727 dhe u varros në Manastirin ministror edhe u bë shkencëtari i parë që u nderua me një respekt të këtillë.


Comments

  1. Magji e fortë dhe e fuqishme dashurie për të fituar mbrapa ish-in tuaj.. Kam vendosur që do ta kaloj gjithë ditën në internet vetëm për t'u siguruar që shumë njerëz mund ta lexojnë këtë dëshminë time për Dr.Ellen e cila është një magjistar i fuqishëm nga Afrika, Pasi u braktisa nga i dashuri im isha aq i vetmuar atë ditë sa vendosa të kaloja rrjetin për disa këshilla marrëdhëniesh, nuk e dija kurrë se kjo ishte harta e rrugës që do të siguronte kthimin e të dashurit tim. Pasi lexova shumë këshilla se si ta rivendosja marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, zbulova se Dr.Ellen ka shumë rekomandime sesa drejtorët e tjerë, kështu që me këtë vendosa që Dr.Ellen ishte personi i duhur . për punën, Dhe unë kontaktova Dr.Ellen përmes të dhënave të tij që pashë në internet dhe isha aq i lumtur që zgjodha të punoja me Dr.Ellen sepse puna e tij ishte 100% perfekte dhe magjia ma ktheu të dashurin tim. Me lehtësim të shpejtë, ju gjithashtu mund ta kontaktoni atë për ndihmë tani me email: ellenspellcaster@gmail.com/
    Whatsapp/telefononi +2348106541486

    ReplyDelete
  2. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk