Posts

Showing posts from March 24, 2015

Aleksandër Moisiu, triumfi i zërit të magjishëm dhe virtuozit të skenës

Image
Nga Albert Vataj Nga të paktat rreze të krenarisë sonë kombëtare që mbushën qiellin e famës, ato të Aleksandër Moisiut janë ndër më të shpërthimtat, kjo për vetë kohën kur ky talent i jashtëzakonshëm kumboi me zërin e tij të magjishëm në skenat më prestigjoze të kohës. "Shekulli ynë ishte në të hyrë, kur në skenën gjermane për herë të parë u dëgjua zëri i aktorit të panjohur. Ishim në pritje të diçkaje të madhe, sepse ai zë nuk ishte si zërat e tjerë, në të kumbonin nota të reja, magjepsëse, origjinale, të tilla që mbeteshin të paharruara në kujtesë, po t'i dëgjoje qoftë edhe një herë të vetme..." Janë këto fjalët me të cilat i magjishmi Stefan Cvajg i jep lamtumirën e fundit 80 vite më parë, shqiptarit të famshëm të skenave vjenezë dhe berlineze, zërit dhe talentit të papërsëritshëm, Aleksandër Moisiut, kësaj embleme që jetësoi për t'i bërë të pavdekshme rolet e Edipit të Sofokliut; Hamletin, Romeon dhe Sheilokut të Shekspirit, Franc Morit të Shilerit,

Gjon Shllaku, shëmbëllimi i përsosun i dishepullit të dijes dhe njeriut të përkorë

Image
Nga Albert Vataj Gjon Shllaku ishte një ndër dishepujt më të devotshëm të dijes, pasionit për aktin e krijimit dhe vetmohimit, përkushtimit dhe virtytit. Ai ishte shëmbëllimi më i përplotësuar i njeriut të përkorë. Si pakkush kam patur fatin ta njoh dhe ta takoj, fatkeqësisht për herë të fundit një vit përpara se të ndahej nga jeta. Gjithçka në të ishte e dlirë. Zërin dhe vështrimin i mbamend si më paqsoret që kisha rrokur deri asohere. Si sod 92 vite ma parë, 24 mars 1923 Leu djali i dytë i Prelë Shllakut dhe Pinës së Hilë Temalit, mes Lecit dhe Luigjit. Gjyshi i tij kishte rënë nga fundi i shek. XIX prej Logut të Gegajve të Shllakut në Shkodër, i ati kishte qenë blegtor në toka të marruna me qira. I ati i vdes qysh kur Gjoni ishte 1 vjeç, si rrjedhim duke mos e njohur të atin. Rritet jetim tek daja Ndoc Hilë Temali. Ishte vetëm 22 vjeç kur e arrestuan dhe e dënuan me 101 vite burg. U dënua me burg të si antar i grupit të “Bashkimit shqiptar”. Vitet ma të hovshme