Bekim Fehmiu, princi i popullit të përçmuar
Në Beograd, të martën e datës 15 qershor 2010, me të shtëna
revolveri, në symbyllje, u vetëvra aktori Bekim Fehmiu. Ai ishte shtatëdhjetë e
katër vjeç, vite të cilat nuk janë tipike për vetëvrasje. Ishte i pari aktor i
Jugosllavisë së atëhershme me reputacion ndërkombëtar. Me bukuri apoloniane dhe
i talentuar si Orfeu. Ka regjistruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët ka
luajtur rolet kryesore. Ka aktruar te “Odisea”, bashkë me Irenë Papas, tek
“Dezertori” me John Huston, te Leja për të vrarë me Ava Gardner dhe Dik Bogart,
te “E dashura ime Libera” me Claudia Cardinale-n, te Salon Kitty me Helmut
Berger… Por gjithsesi, publiku ynë më së shumti e mban mend në rolin e Belog
Bore në filmin e Aleksander Petroviçit, “Mbledhësi i puplave”, me atë skenën
kur i përgjak duart e veta duke shkatërruar shishet në tryezën e kafenesë.
Bekim Fehmiu ishte aktori i parë kosovar që u shkollua në gjuhën shqipe, nga
shkolla fillore deri në provimin e maturës. Pas gjimnazit ai u pranua si anëtar
i dramës shqipe në Prishtinë, dhe më pas shkon në Beograd, ku përfundoi edhe
Akademinë e Teatrit. Nëse për aktorin gjuha është instrumenti, Bekimi pak ka
luajtur në Harfën e tij – ka luajtur kryesisht në serbisht, anglisht ose
italisht. Pasardhës i një familjeje të pasur nga Gjakova, Fehmiu lindi në
Sarajevë, në Vratnik, ku babai i tij ishte mësues. Pas kësaj u vendos me
prindërit në Shkodër, dhe pastaj përsëri në Kosovë, në Prizren. Ishte fëmijë
tipik i Jugosllavisë, i rritur në frymën e bashkim-vëllazërimit. Më pas u
martua me aktoren beogradase Branka Petri?, me të cilën ka dy djem. Megjithatë,
aktori kryesor i dramës asnjëherë deri në fund të jetës nuk ka qenë i pranuar,
dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ishte shqiptar. Jugosllavia në të cilën jemi
rritur ka qenë gënjeshtër dhe paragënjeshtër në vëllazërim-bashkim, dhe sot
njerëzit më tragjikë janë ata njerëz që këtë gënjeshtër e kanë jetuar si të
vërtetë. Gjendja e popullit shqiptar, deri në të ashtuquajturin Plenum i
Brijoneve, i vitit 1966, ka qenë e tillë sa qindra janë zhdukur brenda natës,
por që nga koha kur Titon e zëvendësoi Aleksandar Rankovi?, shqiptarët e
Kosovës fituan statusin e “popullsisë”, por atëherë për ta filloi të flitej
zëshëm me përçmim. Punën që Dobrica Cosi? e filloi me Rankovi?-in, megjithatë,
pas disa dhjetëvjeçarësh do e vazhdonte me Miloshevi?-in, i cili në fakt u hoqi
atyre të gjitha të drejtat politike duke i quajtur “Šipcima” (shqiptarë, me
përçmim).
Golgota shqiptare do të vazhdonte edhe gjatë viteve ’90, me
ndjekjen e mbi një milion shqiptarëve jashtë vendit, gjë që do të përfundonte
me bombardimet e Aleancës Atlantike mbi Serbinë dhe pastaj me pranimin
ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Por çdo gjë ka filluar, siç e thamë, shumë
më herët.
Atë gënjeshtër Fehmiu e kishte ndier shumë kohë më parë. “Në
shenjë proteste ndaj propagandës antishqiptare dhe të përhapjes së urrejtjes
ndaj popullit shqiptar, babai im, në vitin 1987, e la demonstratvisht shfaqjen
“Madame Collontein” (Agnette Pleyal), në të cilën luante Leninin dhe Stalinin,
dhe ndahet përfundimisht e publikisht nga aktiviteti artistik në
ish-Jugosllavi”, shkruan i biri i tij Uliksi, sot aktor në Amerikë, në hyrjen e
librit me kujtime të Bekimit, Blistavo i strašno (E shkëlqyer dhe e tmerrshme),
publikuar nga shtëpia botuese “Samizd” në Beograd, në vitin 2002. Atë libër
tronditës, Bekimi e fillon me vargjet e Carl Goldonj-it për Dalmacinë: “Në tokë
Ilire kam lindur, këtë nuk e mohoj, në dejet e mia qarkullon i njohuri gjaku im
famëlartë, gjaku i heronjve të shquar, vend i lavdisë së përjetshme, ku fjala e
dhënë është më e rëndësishme se jeta, që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron
mbi të gjitha”.
Në atë libër ai flet mbi jetën e vet, janë fjalët e njeriut
të talentuar, mbi thyerjet e tij shpirtërore dhe mbi odisenë e tij vetjake, nga
megaylli beogradas deri te i dëbuar si shqiptar.
Duke kujtuar ngrohtësinë e Sarajevës, Prizrenit dhe
Shkodrës, ai kujtohet edhe për çastet në to, dehjen e kotësisë dhe famën, jetën
e kurorëzuar me dafina, por çdo herë i përballur me mallkimin e identitetit dhe
përkatësisë.
Saga e tij familjare, brohoritjet në arenat e tejmbushura
dhe vetëpërndjekjen e tij, solidariteti i tij me popullin e vet dhe pamundësia
për t’i ndihmuar dhe ndalur të keqen dhe vrasjet, e çoi t’i jepte fund jetës
duke qëlluar mbi kokën e vet.
Në lajmin e vdekjes së tij m’u kujtua një rrëfenjë, të cilën
kohë më parë ma ka treguar poeti kroat, Petar Gudelj. Duke shëtitur lartësive
te Biokovës, poeti kishte dëgjuar një herë një këngë të trishtuar dhe kënduar
në gjuhë të pakuptueshme, e cila vinte nga maja lart. Duke shkuar pas këngës,
ai ndeshi një grup punëtorësh ndërtimi. Ishin shqiptarë që po ndërtonin një
farë shtëpie bjeshkatarësh. “Ishte kohë pasdreke, ata kishin pirë pak verë dhe
këndonin”, tregonte Gudelj. “Disa këngë shqiptare, shumë të bukura dhe të
trishtueshme. Unë po mendoja, asgjë s’po kuptoj, por ky bar dhe kjo tokë e
kupton shumë mirë këtë gjuhë”.
Vetëm ai bar i Biukovës e kupton dorën pse dhe për çfarë e
tërhoqi këmbëzën dhe ndërpreu jetën e aktorit më të madhit shqiptar dhe
jugosllav të shekullit të njëzetë. Pjesëtar i atij populli, ku fjala e dhënë
është më e rëndësishme se jeta.
Comments
Post a Comment