Posts

Showing posts from April 5, 2012

Ndoc Gjetaj: Poeti i Dhiatës Poetike

Image
Në çdo kulturë letrare, poetët që shkruajnë Dhiatën poetike, mbesin emblema të përjetësuara e të ngritura në piedestalet më të lartë nacionale. Nuk ndodh shpesh që të shkruhet kjo Dhiatë, sepse për të shkruar Atë, lypsen frymëzime të rralla, e të cilat zaten ju vijnë vetëm njerëzve të zgjedhur. Ndoc Gjetaj ishte i tillë, i predestinuar për të bërë punën e krijuesit. Ai iku, me fytyrën e Krishtit të mbuluar me një dhembje hyjnore (Kolec Traboini), por e shkroi Dhiatën e poezisë shqipe, një shkëndijë që do të gjallojë për jetë e mote, ngase atë nuk mund ta mbuloj terri e as antipoezia, të cilat i luftoi mjeshtërisht. Poezia e Ndoc Gjetjes “është kurora e letërsisë imagjinative, sepse ajo është një mënyrë profetike”(Harold Bloom), e cila parakoncepton jetën e poetit, perceptimet e tij për botën përreth tij, për fenomene tokësor e qiellore, për dashurinë, si toposin themelor të poezisë së tij. Kësisoj, ajo bëhet një shkollë e veçantë poetike, e cila komunikon një gjendje kulturore

Günter Grassi i kundërvihet hapur Izraelit

Image
Poezia kritike e Günter Grassit për Izraelin ka shkaktuar valë zemërimi në mbarë botën. Arsye për poezinë, u bë livrimi i planifikuar i një nëndetëseje gjermane për Izraelin. Me një poezi kritike ndaj Izraelit, nobelisti i letërsisë, shkrimtari gjerman Günter Grass ka shkaktuar reagime të forta. Në poezinë e botuar në disa gazeta ndërkombëtare, Grass akuzon Izraelin se po rrezikon paqen botërore, që edhe pa këtë kërcënim ndodhet në gjendje të brishtë. Izraeli pretendon të drejtën e të parit me një goditje që mund të shfarosë popullin iranian, vetëm sepse mendohet se Irani po ndërton bombën atomike. Ndërkohë Izraeli posedon vetë një potencial nuklear, që nuk është kontrolluar ndonjëherë, thotë Günter Grass. Arsye për poezinë, u bë livrimi i planifikuar i një nëndetëseje gjermane për Izraelin. Reagime pas poezisë së Grassit Politikanë të ndryshëm, organizata hebreje dhe intelektualët kanë reaguar me zemërim dhe kanë akuzuar 84 vjeçarin se i sheh gjërat me kokë poshtë. Orga