Ngjashmëritë e të kundërtav te Waugh dhe Orwell
0 0 Për shumë kohë edhe në botën anglo-saksone është besuar nga shumëkush se Waugh dhe Orwell e përjashtojnë njëri-tjetrin. Tani besohet se Waugh dhe Orwell janë dy shkrimtarë me të njëjtën fytyrë dhe koha jonë ka nevojë më shumë se kurrë për të dy. 1. George Orwell dhe Evelyn Waugh janë ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë angleze të shekullit të njëzetë. Të dy të lindur në vitin 1903, në një shtresë pak a shumë të rehatshme të shoqërisë së obsesionuar klasore të Anglisë. Rrallë mund të gjesh shkrimtarë më të ndryshëm nga njëri-tjetri sesa G. Orwell dhe E. Waugh. Në jetën dhe në fatin e tyre letrar dhe njerëzor. Në bindjet e tyre politike dhe në temperament. Waugh arrin që të ngjitet në shkallët më të larta të shoqërisë angleze, ndërsa Orwell zgjedh shpeshherë që të jetojë si një njeri barbon, tramp, si një protestë ndaj shoqërisë konvencionale dhe hipokrite. Waugh, për nga bindjet politike është shkrimtar i djathtë, mik i ngu