Oskar Uajlld, shkallmuesi dhe preja e moralit puritan
Nga Albert Vataj Tash 160 vite më parë lindi më 16 tetor 1854 në Dublin, Oskar Uajlld. Merr jetë për t'u plazmuar në amshim, kurmi zjarmues i penës më magjepsëse e gjeniut rebel. Morali puritan nuk kishte pre më të qenësishme në art që prej viti 1558 kur lindi, se sa Oskar Uajlld, atë që i’a shiti shpirtin djallit më thekshëm se askush më heret. Oskar Uajlld mbetet ndër personazhet më të jashtëzakonshëm të shtjellës viktoriane. Një karakter i pakapshëm nga çdo qasje fillimore; për ta përcaktuar, si njeri, artist, shpirtëzim lirie apo një nismëtar kurajoz normash qytetarie. Ai mishëroi modelin më të stuhishëm dhe njëherësh, më të debatuar të kohës. Si në të përditshmen e ngasuar nga një jetë e shpenguar intime, ashtu dhe në kryeveprën e tij, mbetet maja më e kulmuar. Ky zotëri elegant, i hijshëm e plot sharm, i marrosur pas paradokseve dhe gjithçkasë të modeluar nga kodi i skizmës viktoriane. Ngjiste nivelet e adrenalinës dhe ambrozit, duke thyer kangjellat etike ku mb