Posts

Showing posts from June 30, 2012

Aurela Gaçe: Jam e lumtur, e realizuar dhe një nënë e përkushtuar

Image
 Ilda Lumani   Ritmi i gjakut është ai që na ngre në këmbë. Ky është mesazhi që sjell në këngën e re këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe, me “Boom, Boom, Boom”. Një këngë ritmike, në të cilën gërshetohet muzika moderne me elementë shqiptarë, të cilët identifikohen edhe më shumë në klipin që sapo është lançuar. Në këtë intervistë për “Summer Time”, Aurela tregon gjithçka që ka bërë për këtë projekt të ri, e gjithashtu këngët e realizuar në këto 2 vjet që ajo është kthyer në Tiranë. Nga ana tjetër, ajo tregon edhe disa detaje në këtë moment të jetës së saj, që duket se është më i lumturi. Si e përshkruan ajo? Le ta ndjekim në këtë intervistë të këndshme. Aurela sapo keni publikuar klipin tuaj të fundit. Si kanë qenë reagimet e para që keni marrë? Nga ata që më duan kam marrë urime... Për ata që s'më duan, çfarëdo gjëje të re të bësh, u duket gjithmonë e keqe. Kështu që mua më intereson mendimi i njerëzve që marrin energjinë time dhe e përdorin të kalojnë 3 minuta të

Elona Nallbani: Baletin do ta braktisja vetëm si moderatore spektaklesh

Image
Izaura Ndoj Pasioni dhe dashuria për artin ishin dy elementët që e drejtuan atë të bëhej një artiste. Ishte fare e re kur iu bashkua trupës së Teatrit të Operës dhe Baletit, por Elona Nallbani u rrit aty, iu përkushtua pasionit të saj për baletin, punoi me koreografët më të njohur dhe u bë prima balerina e TKOB-it. Në një intervistë për “Summer Timme”, Elona Nallbani rrëfen fillimet e saj si balerinë, karrierën e saj artistike gjatë 16 viteve, të qenit nënë dhe bashkëshorte, si dhe projektet që do ta rikthejnë në shtator. Teksa përqendrohemi tek intervista, kujtimet janë ato që ngacmojnë në çdo moment. Shtysa e parë për baletin ka qenë nëna e saj, e cila tashmë nuk jeton më, por çdo arritje Elona ia dedikon asaj. “Fatkeqësisht, dy prindërit e mi nuk jetojnë, im atë ka vdekur para se unë të lindja, ndërsa nëna ka qenë ajo që është kujdesur për mua deri në moshën 21-vjeçare. Gjithçka që unë sot kam arritur profesionalisht ia dedikoj asaj. Ka qenë një dëshirë e jashtëzakons

Adelina Ismajli, rrëfim për herë të parë për dashurinë

Image
Do të mjaftonte një dalje në festival që Adelina Ismajli të fitonte statusin e ikonës! E kopjuar, e imituar, e dashur apo e përfolur prej 20 vitesh, ajo është e vetmja që gëzon statusin e divës se pop-it në trojet shqipfolëse! Prej 10 vitesh, Adelina nuk ka shkelur në televizionet shqiptare. Intervistat e saj kanë qenë të rralla, por në këtë dekadë shtypi rozë e ka dashuruar Adelina Ismajlin si asnjë këngëtare tjetër! Kopertina revistash dhe faqe të para me shumicë në çdo fundjavë! Turbullirat në jetën e saj personale nuk e kanë zbehur aspak yllin e saj profesional! Megjithatë, Adelina në Shqipëri nuk këndon prej aq shumë kohësh sa me siguri brezi që frekuenton sot diskotekat apo lokalet nuk e ka parë kurrë në skenë, ndonëse është e pamundur të gjesh njeri që të mos njohë emrin e saj. “Miss Kosova” e 1997-s ka ngjallur kuriozitet me jetën e saj personale dhe sukseseve në karrierë. Ka intriguar me performancat provokative e me karakterin pikant. Historitë e saj të dashurisë kanë zën