Claude Monet themeluesi i impresionizmit në artin e telajos, perceptuesi sqimatar i natyrës
Sot 174 vite më parë lindi themeluesi i impresionizmit në artin e telajos, perceptuesi sqimatar i natyrës, francezi Claude Monet. Ai lindi më 14 nëntor 1840 dhe u shua në moshën 86-vjeçare, më 5 dhjetor 1926. Ishte fëmija i dytë i çiftit Monet, një babai biznesmen dhe ëmës, këngëtare, me të cilën u lidh shumë, dhe ndarja me të e dërmoi keqas. Si shumë të tjerë korifenj të artit, edhe Monet, do ta kaplonte zelli i një mospajtimi me atin e tij rreth zgjedhjes së rrugës së jetës. Babai Claude donte që ai të bëhet pjesë e ambicieve të biznesit familjar, menaxhimit të dyqanit të tyre ushqimor, por aspirata, ëndrra e gjeniut impresionist do të triumfonte mbi vullnetin trashëgimisë familjare, ai zgjodhi të bëhej Claude Monet, ai që njeh sot gjithë bota. Më 1851, ndërsa studionte nisi të hidhte hapin e parë në ëndrrën e madhe të pikturës. Punët e tija me karbon, si biri i një tregtari, do ti këmbente me para. Njihen shumë syresh të tilla, përfshi dhe karikatura, të cilat në vetvete