Migjeni, piramidë kufitare midis kohërave
Nga Moikom Zeqo …Pjetër Bogdani, Sibila Libika, vargu 9. 1. Në kaleidoskopin e veprës së Migjenit – realiteti kohor (realiteti kombëtar dhe ai ndërkombëtar si unitet) lëviz ngjyrat e tij shoqërore dhe tragjike. Ndërsa figurat e njerës anë të antitezës shoqërore janë simetrike në përgjithësi, midis tyre të grupuara, të përmbledhura, midis dy anëve të antitezës ekziston si të thuash asimetria. Kontradikta, antonomi përjashtimi i elementeve nga pikëpamja e kundërsisë së tyre, antagonizmi. Ky ish ligj i këtij kaleidoskopi. 2. Vepra e Migjenit është ekuinoksi (ndërrimi i stinëve) i letërsisë moderne shqipe jo vetëm i poezisë, por sidomos i prozës. Migjeni është një talent i madh. Në krahasim me përmasat liliputiane të mediokërve të pendës së kohës së tij, ai është një gjigand i vërtetë. “Alfat e zakonshme tingëllojnë në çdo orë, alfat eoliane tingëllojnë vetëm atëherë kur në telat e saj godet stuhia”. 3. Analiza e së përgjithshmes si e për