Posts

Showing posts from January 30, 2014

KUR DIGJEN BIBLIOTEKAT

Image
Valbona Nathanaili u ka bërë një grupi libër-dashësish personazhe publikë dhe jo publikë pyetjen “Nëse do ju duhej të shpëtonit vetëm tre libra nga një bibliotekë që po digjet, cilët tituj do të zgjidhnit?”. Rezultatet e këtij sondazhi krejt informal i botoi gazeta MAPO e datës 25 janar. Edhe pse një grup 31 vetësh të zgjedhur pa ndonjë kriter të qartë nuk përfaqëson gjë domethënëse, nga pikëpamja statistikore, përsëri përgjigjet e dhëna të ndihmojnë të krijosh një ide se çfarë shijesh letrare kanë shqiptarët sot. Asnjë kriter i mëtejshëm nuk jepet për librat: fiction dhe non-fiction, letërsi e huaj dhe shqipe, libra shqip dhe në gjuhë të huaj: të pyeturit kanë përmendur tre librat që do të donin të shpëtonin nga biblioteka që po digjet; në mjaft raste, në vend të librave janë përmendur autorët. Mes autorëve, dy emra spikatin në sfondin e të tjerëve: Fjodor Dostojevski dhe Erich-Maria Remarque, të cilët duken se gëzojnë popullaritet dukshëm të madh mes të anketuarve. Po ashtu