Posts

Showing posts from January 4, 2015

55 vite nga vdekja e mistershme e Albert Kamy

Image
Nga Albert Vataj Askush nuk do të besonte në një fund të këtillë tragjik dhe misteriaoz që i ra për risk, gazetarit, publicistit, dramaturgut dhe romancierit nobelist, Albert Kamy. I gjithë opusi letrar i absurdit të egzistencës së njeriut, gremiset në minutin tragjik të fatit të Sizifit absurd. Mëngjesin e së hënës të 4 janarit 1960, 55 vite më parë, filozofi dhe mendimtari radikal, Alber Kamy do të largohej vonë nga Hoteli “Chapon Fin” i qytezës franceze Tuasej, ku ishte akomoduar për të rendur drejt shtegut fatal. Udhëtonte me makinën e botuesit të tij, Mishel Galimard, që manovronte makinën. Kamy ishte i ulur pranë Galimardit, ndërsa bashkëshortja e këtij të fundit, Zhanina, gjendej e rehatuar në sedilen e prapme pranë vajzës së saj dhe qenit të racës “terrier”. Kjo ishte pak a shumë sinopsi i këti udhëtimi fatkeq. Krejt papritmas në lartësinë e Peti-Vijeblevin, makina devijon për tu përplasur fatalisht pas një rrapi krah vijës ndarëse të rrugës. Albert Kamy do të këp