Filozofi dhe sociologu gjerman, Jürgen Habermas, kritikon udhëheqjen e Evropës për krizën
Evropës i duhet një bazë demokratike, thotë filozofi i shquar Jürgen Habermas. A gjen jehonë ky mesazh? Në Universitetin e Leuvenit ishte në auditor edhe presidenti i Këshillit Evropian. 500 studentë në auditorin e tejmbushur, më të madhin në Universitetin Katolik në qytetin belg Leuven, mezi presin që të mbërrijë legjenda e fushës së kërkimeve. Kush nuk kishte arritur të siguronte vend, mund ta ndiqte leksionin nën shi të imët në ekranin e madh të vendosur në kopshtin e universitetit. Kur u shfaq filozofi dhe sociologu 83-vjeçar, të rinjtë u ngritën nga ulëset dhe e pritën mendjen kritike, të respektuar në mbarë botën, me duartrokitje të gjata. Jürgen Habermas foli nga katedra për rreth një orë për "demokracinë, solidaritetin dhe për krizën evropiane", leksioni i tij i parë publik për temën më të rëndësishme në Evropë prej shumë vitesh. Në radhët e dëgjuesve ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, i cili drejton samitet e 27 krerëve të s