Posts

Showing posts from May 22, 2014

Richard Wagner, "djalli" që solli engjëlloren nga ferri

Image
Nga Albert Vataj Ai ishte një gjeni, si i tillë duhet keqkuptuar. Ai ishte rebel politik, kësisoj e kremtoi marrëdhënien me një të asokohshme kundërshtuese dhe një të tashme himnizuese. Gjithqysh ai bëri faj, të cilin nuk e shleu vetë por gjenialiteti i tij. Është ndoshta i vetmi ndër kolosët e muzikës klasike dhe asaj operistike, gjenialiteti i të cilit u përpëlit amshueshëm në kryqin e anatemës. As fama nuk mundi ta ulte më që andej, por e ngjiti në qiell si “djallin” që solli nga ferri engjëlloren e muzikës. Gjithnjë pararendësit, nismëtarët, filluesit e një etape ndryshimesh të mëdha, marrin si shpërblesë një mësymje shkatërruese. Ende vërtitet edhe sot e kësaj dite se ku e ngjyente gjithë kjo hakërri majën e gjuhës në helmin e antisemitizmit apo të kapërthimeve të thekshme psikologjike, me të cilat ai e ushqeu këtë uragan të krijimtarisë muzikore. Sot 201 vjet të shkuara, më 22 maj 1813, lindi kompozitori gjerman, Richard Wagner. Ai ishte dhe mbeti një fenomen artistik,